16 Dhjetor 2024, 16:04
Nga M.B
Nancy VanHorn
TIRANA- E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dha mesazhe të qartë për mbështetjen e reformës në drejtësi sot nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP). VanHorn tha se populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe se kjo do të vazhdojë falë punës së mirë. Ajo shtoi se në vend duhet të vazhdojë progresi kundër korrupsionit duke shprehur dhe mbështetjen e SHBA-ve.
"Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të shikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorët, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë pro edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale. Edhe vetjake, kanë marrë vendime jo popullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm për tu përballur me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi.
Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen llogaridhënës dhe do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje.
Mbetet më shumë për të bërë, ju keni ndërtuar institucionet të reja të drejtësisë në emër të popullit shqiptar. E rëndësishme t’i përdorni në masën e duhur, duhet të jeni efikase, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit", tha VanHorn.
kpk vetting
Politike
16 Dhjetor 2024, 15:52
ZH.LL
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që r'i presë prokurorët në zyrën e tij, pasi ...
Politike
16 Dhjetor 2024, 15:56
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha sot në konferencën për shtyp të Komisio...
Politike
16 Dhjetor 2024, 15:51
M.B
Foto nga Konferenca
TIRANA- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha nga konferenca për shtyp e Komisionerit Publik dhe KP...
Politike
16 Dhjetor 2024, 15:22
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 6 Janar 2025, shqyrtimin e çështjes së ...
Politike
16 Dhjetor 2024, 14:49
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë thonë se e kaluara e disa kandidatëve t...
Politike
16 Dhjetor 2024, 14:21
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Lirisë, Ilir Meta përmes një shkrimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me reagimin e ish-krye...
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:42
I.A
Erion Veliaj dhe Edi Rama
TIRANË- Inagurimi i Teatrit të Kukullave ditën e sotme pas rikonstruksionit bëri bashkë disa figura poli...
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:47
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Sh...
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:49
N.F
Ilirjana Kuçana
TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana ka mbajtur një deklarat&eu...
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:32
r.l;
konferenca me gazetaret
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha për gazetarët se plani i opozitës është zero toleranc&eum...