Politike

Nuk ishte i pranishëm sot në Prokurorinë Speciale për shkak të angazhimeve jashtë vendit, Kurti shpreh gatishmërinë për t'i pritur prokurorët në zyrë

Por, për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit, kryeministri nuk ishte i pranishëm.

16 Dhjetor 2024, 15:52 Nga ZH.LL
Nuk ishte i pranishëm sot në Prokurorinë Speciale për shkak
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë që r'i presë prokurorët në zyrën e tij, pasi nuk ishte i pranishëm sot në Prokurorinë Speciale. Kurit ishte ftuar sot, në cilësinë e dëshmitarit për një çështje penale që po hetohet nga Prokuroria Speciale. Por, për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit, kryeministri nuk ishte i pranishëm.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu ka njoftuar gatishmërinë e Kurtit për të pritur prokurorët në zyrë, në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithatë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka deklaruar Kryeziu.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi-Hajdaraj njoftoi se Prokuroria do të përgatisë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti. 

“Konform ligjit Prokuroria Speciale do ta përgatitë një ftesë tjetër për kryeministrin Kurti për një datë tjetër. Ky është i gjithë informacioni që mund ta ndajmë tani për tani”, tha Kozmaqi-Hajdaraj.

Më herët, Prokuroria Speciale më datë 10 dhjetor 2024, i kishte dërguar ftesë zyrtare kryeministrit Albin Kurti për tu paraqitur sot në orën 09:30, në Prokurori dhe për të dhënë dëshminë e tij në një rast penal. Ndërsa theksohet  në dokumentin zyrtar se, mungesa e pajustifikuar mund të sjellë pasoja ligjore. Këtu përfshihen edhe gjoba deri në 250 euro ose masën e shoqërimit me forcë nga autoritetet përkatëse.

albin kurti prokuroria speciale

Sondazh

Poll