Politike

“Partizani”/ Shtyhet më 6 janar seanca për ish-kryeministrin Berisha, Gjokutaj: Nuk do kërkojmë gjykim të shkurtuar

Shtyrja e seancës u bë për t’i dhënë më shumë kohë avokatëve mbrojtës.

16 Dhjetor 2024, 15:22 Nga E. D
“Partizani”/ Shtyhet më 6 janar seanca për
Sali Berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 6 Janar 2025, shqyrtimin e çështjes së privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Mësohet se shtyrja e seancës u bë për t’i dhënë më shumë kohë avokatëve mbrojtës.

Pas përfundimit të seancës, Genc Gjokutaj avokati i Sali Berishës tha se çështja është shtyre për më datë 6 janar në orën 11:00. Gjithashtu sipas tij subjekti “Home Plan” i Fatmir Bektashit ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërkohë që Sali Berisha nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Në asnjë mënyrë, ne nuk do të kërkojmë gjykim të shkurtuar, ne do të vazhdojmë gjykimin në themel, sepse ne kemi për të sqaruar… Ne tashmë fillojmë mbrojtjen tonë para gjykatës që do të jetë më dyer të hapura. Do jetë në prani të medias, ne do ta sqarojmë për aq sa na takon. Gjykimi i shkurtuar për zotin Berisha është i përjashtuar. Është bërë një kërkim, këto behën dhe në faza kur ende nuk kanë ndërmend të kërkohet gjykim i shkurtuar se në fund të fundit. Gjykimi i shkurtuar është fazë që duhet të kërkohet tani se bie në dekadencë nëse dërgohet për gjyq”, tha Gjokutaj.

I pyetur nëse pati komente për vendimin e lirimit të Sali Berishës, Gjokutaj u shpreh se: “SPAK ka dorëzuar një akimim në gjykatën e Apelit të paargumentuar, një ankimim krejt formal sepse ato janë ezauruar si faza, ka përsëritur  dhe fakte të cilave gjykata nuk i ka hyrë fare… Ndërsa në këtë seancë nuk u diskutua fare masa e sigurisë”.

Berisha është marrë i pandehur me akuzën “korrupsion pasiv” nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe çështja ka shkuar në gjykatë për shqyrtim. Gjithashtu i pandehur për të njëjtën vepër penale është marrë edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

sali berisha

Sondazh

Poll