16 Dhjetor 2024, 13:32
Nga r.l;
konferenca me gazetaret
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha për gazetarët se plani i opozitës është zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, ndërsa tha se çdo bos i krimit do të vihet në pranga.
Berisha u shpreh se çmimet e apartamenteve janë më të shtrenjta në Shqipëri se në Bruksel, pasi sipas tij trafikantët e drogës vijnë dhe blejnë katet.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Plani i opozitës është zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, zero tolerancë. Fatmirësisht për ata që kanë memorie ne e kemi faktuar. Bosët e krimit dhe ushtarët e bandave, rreth 1050 të tillë në 18 muaj u vendosën para ligjit, kudo që ishin. Një numër i tyre morën dënime përjetë, të cilët Edi Rama pas 2013 i nxori një e nga një nga burgjet. I garantoj nuk jam unë i taktikës, kokën të hanë, sepse kjo është nxitja më e fuqishme e krimit, hakmarrjes dhe vrasjeve. Jo. Qëndrimi ynë është, kudo që të jenë, do ti arrestojmë do ti vendosim para ligjit në Shqipëri. E kemi provuar ne këtë.
Herën e parë i kemi mbledhur nga Suedia, Ankaraja, SHBA, kudo që kanë qenë, kanë ardhur dhe do të vijnë, dhe ne do ti mbledhim nga të gjitha anët. Nuk mundet, sepse i kanë bërë dëme të tmerrshme Shqipërisë. Urdhëro çmimet e apartamenteve, nuk i prek kush dot. Këtu çmimet janë më të shtrenjta se në Bruksel, më të shtrenjta se në një mori qytetesh evropiane. Po si ka mundësi? Ka mundësi sepse ata vijnë dhe blejnë kate. Këto kullat që shifni ju, këto janë të gjitha pronë e tyre, shumica dërrmuese, nuk mund të them të gjitha, por në përqindjen dërrmuese dhe çmimet shkojnë në stratosferë.
Tani, po dëgjoja sot po bëhej gati të rritej dhe kafeja. Si ka mundësi që Shqipëria të ketë çmime 10 deri në 250 përqind më të larta të shportës, se në vendet e BE-së.
Droga, droga dhe vetëm droga. Ndaj dhe ata janë një armik i egër, paraja e tyre është toksike, ata krijuan narkoeuron. Për të gjitha këto do të kenë përgjegjësi ligjore. Sigurisht ne nuk jemi të praktikës, kokën ti hanë njëri-tjetrit. Ato i bën Edi Rama dhe Rama implikohet direkt në banditizmin e dënuar me ligj, por nuk është ky kapitulli tani.
sali berisha
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:21
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken shpalli kryeprokurorin Altin Dumani si kampio...
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:10
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar procesin e vettingut si një nga proceset më t&eum...
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:11
N.F
Berisha
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën...
Politike
16 Dhjetor 2024, 13:07
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me fëmijët gjatë inagurimit të teatrit të Kuk...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:48
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët se shtyrja e ligjit për...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:46
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka zbuluar arsyen se përse ka shkuar ditën e sotme me bastun në ambientet e Pr...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:43
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se do të ndjek rrugën ligjore për vendimin e SPAK për sekue...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:36
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka prezantuar sot në konferencë "Kartën e Konsumatorit". Berisha tha se me kë...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:27
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kreu i Komisioni Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka folur sot në nënkomisionin parlamentar për...
Politike
16 Dhjetor 2024, 12:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partis Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët në sel...