Politike

Shkoi më bastun në SPAK, Kryemadhi: Ju e dini që unë bëj shumë palestër, kam vrarë gjurin

Kryemadhi gjithashtu shtoi me shaka se i pëlqen bastuni që mban pasi është bërë dhe trend.  

16 Dhjetor 2024, 12:46 Nga I.A
Shkoi më bastun në SPAK, Kryemadhi: Ju e dini që unë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka zbuluar arsyen se përse ka shkuar ditën e sotme me bastun në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kryemadhi tha për gazetarët se arsyeja është që ajo bën shumë palestër dhe nga stërvitja e shumtë ka vrarë gjurin. Kryemadhi gjithashtu shtoi me shaka se i pëlqen bastuni që mban pasi është bërë dhe trend.  

Ku e keni vrarë këmbën?

Kryemadhi: Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.

Ndaj deputetes së PL-së, është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, pasi është aktualisht nën hetim për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll