Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Më 11 Janar do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë
ilirjan celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se para Krishtlindjeve do të ket&eum...
Lideri i opozitës tha se kur në një buxhet prej 8.2 miliardë eurosh lë vetëm 16 milionë euro për pensionistët, sipas tij do të thotë se i ke lënë në mëshirë të fatit.
TIRANË- Kryetari i Partis Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha ka trajtuar ditën e sotme çështjen e pensioneve, ku tha se në Shqipëri janë pensionet më të ulëta në rajon.
Ai tha se çdo shqiptar duhe t'i bëjë vetes pyetjen: Pse Mali i Zi i kishte pensionet 30 përqind më të ulëta se ne në vitin 2013, kurse tani i ka 280 përqind më të larta?
Lideri i opozitës tha se kur në një buxhet prej 8.2 miliardë eurosh lë vetëm 16 milionë euro për pensionistët, sipas tij do të thotë se i ke lënë në mëshirë të fatit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Jam para jush për të ftuar çdo qytetar shqiptar të shtrojë sot këtë pyetje vetes së tij: Si ka mundësi që një pensionist në Malin e Zi, i cili paguhej në vitin 2013, të paktën 20-30 përqind më pak se pensionisti në Shqipëri, merr sot 450 euro pension mesatar apo 280 përqind më shumë se një pensionist në Shqipëri. Një pensionist në Serbi me të njëjtat kushte në vitin 2013, merr sot 440 euro pension mesatar, 270 përqind më shumë se pensionisti shqiptar.
Një pensionist në Maqedoninë e Veriut që merrte 20-30 përqind më pak se pensionisti shqiptar, merr sot 405 euro apo 250 përqind më shumë se pensionisti shqiptar si pension mesatar. Shqipëria ka një pension mesatar 160 mijë lekë. Bosnje-Hercegovina merr sot një pension mesatar pensionisti prej 340 euro apo 210 përqind më shumë se pensionisti në Shqipëri.
Kosova e kishte pensionin mesatar 190 euro dhe e rriti para një muaji me 20 përqind këtë pension. Një mijë herë po të shtrosh këtë pyetje, po të kesh parasysh pasuritë e pakrahasueshme të Shqipërisë me këto vende, po të kesh parasysh faktin se në Shqipëri paguheshin në vitin 2013, 20 deri në 30 përqind më shumë se në këto vende pensionet, atëherë e kupton se kemi të bëjmë me një diskriminim të pafalshëm, çnjerëzor të kësaj shtrese, e cila ka shkrirë të gjitha energjitë e vet gjer në moshën e pensionist, ka krijuar të gjithë të mirat materiale të vendit gjer në atë moshë, pas kësaj trajtohet me pensionin që qeveria gjermane u akordoi qenve që mbahen në familjet gjermane, 130 euro. Dhe 90 ose 100 euro për macet, e vërtetë kjo. Pra, sa më shumë të shtrojmë këtë pyetje, do arrijmë të kuptojmë abuzimin e çmendur të kësaj qeverie me të ardhurat kombëtare.
Të mendosh se në një buxhet 8.2 miliardë euro lë vetëm 16 milionë euro për këtë shtresë, pa t’u dridhur dora, ti nuk bën gjë tjetër veçse vendos me qëllim t’i lësh ata në mëshirë të fatit, pa ilaçe se nuk mund t’i blejnë, por edhe pa kafshatën e gojës.
ilirjan celibashi TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se para Krishtlindjeve do të ket&eum...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për të d&...
Artan Grubi MAQEDONI E VERIUT- Policia maqedonase ka bastisur mëngjesin e sotëm shtëpinë e ish-zëvendëskryeministri...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në seli drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në takim kanë marr...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale që të dëshmo...
monika kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga avokati i saj, është paraqitu...
Milan Radoiçiç KOSOVË- Në Zyrën e BE-së në Kosovë janë dërguar tre letra në lidhje me sulmin e s...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të paraqitet paraditen e sotme në Prokuroria Speciale në cilë...
Grenell SHBA- Ish-përfaqësuesi i presidentit Donald Trump për dialogun dhe ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani, Ric...
Meloni ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbajtur ditën e sotme fjalën e saj në një event me partinë e saj, "V&e...