Politike

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të Partisë Socialiste

Në takim kanë marrë pjesë me lidhje online edhe kryebashkiakët socialistë. 

16 Dhjetor 2024, 10:37 Nga r.ll
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh në seli drejtuesit politikë të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në seli drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në takim kanë marrë pjesë me lidhje online edhe kryebashkiakët socialistë. Dosja.al mëson se fokusi kryesor i diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit të ardhshëm dhe vota e diasporës. 

Gjithashtu mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve që kanë në qarqet e tyre, në përmbushje edhe të afateve që iu vendosën në mbledhjen e kryesisë së PS.

Më 5 dhjetor Presidenti Bajram Begaj, shpalli datën 11 maj të vitit 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Zyra e Presidencës sqaroi për mediat se Begaj vendosi që të respektojë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në caktimin e datës së zgjedhjeve. 

Gjatë konsultimeve që Begaj zhvilloi me krerët e partive politike, data 11 maj ishte propozuar edhe nga Partia Socialiste. Në konsultimet për datën e zgjedhjeve nuk morën pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie i cilësuan farsë konsultimet e thirrura nga presidenti, pasi sipas tyre, data ishte paracaktuar nga shumica qeverisëse.

edi rama ps zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll