Politike

Tre letra janë dërguar në zyrat e BE-së në Kosovë për sulmin në Banjskë, cilat ishin kërkesat që përmbanin

Mësohet se autoritetet në Kosovë kërkuan ndihmë të ndërsjellë juridike me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo besohet që kishte të bënte me armët e përdorura në sulmin terrorist në Banjskë.

16 Dhjetor 2024, 08:49 Nga N.F
Tre letra janë dërguar në zyrat e BE-së në Kosovë
Milan Radoiçiç

KOSOVË- Në Zyrën e BE-së në Kosovë janë dërguar tre letra në lidhje me sulmin e sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në këto letra Kosova kërkoi dorëzimin e organizatorit të sulmit, Milan Radoiçiç ndërsa Serbia po kërkon dokumentat e plota për këtë rast.

Në fillim të korrikut, një letër arriti në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë letër theksohet se Serbia po kërkonte dokumentacionin e plot për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Kjo pasi Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, paralajmëroi ngritjen e një aktakuze për Radoiçiç.


“Në fillim të korrikut, Zyra e BE-së në Kosovë mori një letër nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, e cila dërgoi një kërkesë për ndihmë juridike të ndërsjellë të Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit në lidhje me rastin Banjska. Bazuar në mandatin e tij, PSBE-ja në Kosovë ua përcolli këtë kërkesë autoriteteve të Kosovës dhe më pas ua përcolli korrespondencën përkatëse nga autoritetet e Kosovës autoriteteve serbe”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

E pak kohë më pas, në adresë të kësaj zyre mbërriti edhe kërkesa e dytë. Mësohet se autoritetet në Kosovë kërkuan ndihmë të ndërsjellë juridike me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kjo besohet që kishte të bënte me armët e përdorura në sulmin terrorist në Banjskë. Autoritetet e Kosovës  thanë se Policia e Kosovës u sulmua me armët që u siguruan nga qyteti Tuzlla i Bosnje Hercegovinës.

“Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, morën gjithashtu një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës për autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me rastin Banjska. Kërkesa ishte dërguar në Sarajevë dhe tashmë ishte marrë një përgjigje. Përgjigja u është transmetuar me kohë autoriteteve kompetente në Kosovë”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

Nga Bosnja u tha se Administrata Federale e Policisë, është duke e verifikuar këtë informacion. Në tetor, Kosova kërkoi dorëzimin e organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiç.


“Për më tepër, Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka dërguar në tetor të vitit të kaluar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës tek autoritetet serbe për të njëjtën çështje. Ende nuk është marrë asnjë përgjigje nga autoritetet serbe. Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht për këto kërkesa përmes kanalit të krijuar të ndihmës së ndërsjellë juridike. Qëllimi i këtij mekanizmi është të sigurojë bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Kosovës dhe vendeve që nuk e njohin atë, përfshirë Serbinë, dhe të lehtësojë qasjen në drejtësi për të gjithë, pavarësisht nga shtetësia apo vendbanimi i tyre”, kanë thënë për Tëvë1 nga zyra e BE-së në Kosovë.

 

milan radoiçiç kosova serbia

Sondazh

Poll