Politike

15 vjet nga liberalizimi i vizave, Berisha: Në rikthimin e tretë do të mundësojmë projektin "Pa Viza në Amerikë" dhe anëtarësim të plotë në BE

Kryedemokrati shprehet se më 11 maj duhet bërë ndryshimi që duhet. 

15 Dhjetor 2024, 17:07 Nga r.ll

 

15 vjet nga liberalizimi i vizave, Berisha: Në rikthimin e tretë do
sali berisha

 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar sot liberalizimin e vizave për shqiptarët, që ndodhi 15 vjet më parë.

Berisha e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një video, ndërsa shkruan se në rikthimin e tretë ai do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë “ dhe anëtarësim të plotë në BE. Kryedemokrati shprehet se më 11 maj duhet bërë ndryshimi që duhet. 

POSTIMI I BERISHËS:

Pa viza në Europë
15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të izoluar! Ishte koha kur qeveriste Partia Demokratike. Në rikthimin e tretë, Sali Berisha do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë “ dhe anëtarësim të plotë në BE !
11 Maj, ndryshimi që na duhet. Është rradha jonë!

 

 

 

sali berisha

Sondazh

Poll