Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim
millan radoiçiç KOSOVË- Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radoiçiç, mbetet thelbi i problemeve të si...
Vazhdimi i mospajtimeve rreth mënyrës së heqjes së masave ndaj Kosovës ka bërë që ato të mos hiqen fare as tërësisht as gradualisht. Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë brenda BE-së, ato mund të mos hiqen para zgjedhjeve në Kosovë që janë caktuar për 9 shkurt të vitit që vjen.
BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javën që vjen se do t’i heqë gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por paralelisht me hapat tjerë që duhet të ndërmarrë Kosova për t’i ulur tensionet në veri.
Kjo porosi do të duhej të ishte pjesë edhe e konkluzioneve të ministrave të vendeve anëtare, që do të takohen të martën, më 17 dhjetor, në Bruksel në të ashtuquajturin Këshill i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.
Por, edhe në këtë pikë ka dallime në qëndrime mes vendeve anëtare, prandaj për këto konkluzione do të ketë sërish diskutime të dielën mes ambasadorëve të vendeve anëtare.
Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtyre konkluzioneve ku përmenden edhe çështjet tjera lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së.
“Në përputhje me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë, në emër të BE-së, BE-ja i ka zbatuar masat ndaj Kosovës. Këshilli do t’i heqë gradualisht këto masa, paralelisht me hapat tjerë të Kosovës për shtensionim në veri. Këshilli do të merret me ketë çështje", thuhet në versionin e fundit të draftit të konkluzioneve që do të duhej të miratoheshin të martën në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme.
Versioni i mëhershëm nuk përmendi fare heqjen e masave dhe ishte pothuajse i njëjtë sikurse ai i vitit të kaluar, duke injoruar faktin se Përfaqësuesi i Lartë kishte dhënë ndërkohë rekomandime që masat të hiqeshin.
Përderisa versioni i mëhershëm i draftit të konkluzioneve dukej “shumë negativ” sa u përket masave ndaj Kosovës, versioni i ri, disa vendeve u duket “tepër pozitiv”. Prandaj është e paqartë se si do t’iu referohen vendet anëtare këtyre konkluzioneve.
Në disa takime të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së janë shfaqur dallime sa u përket masave ndaj Kosovës. Shumica e vendeve anëtare kanë kërkuar që ato të hiqen menjëherë dhe në tërësi. Por disa vende tjera, të udhëhequra nga Franca dhe Italia, duan që masat të hiqen gradualisht.
Vazhdimi i mospajtimeve rreth mënyrës së heqjes së masave ndaj Kosovës ka bërë që ato të mos hiqen fare as tërësisht as gradualisht.
Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë brenda BE-së, ato mund të mos hiqen para zgjedhjeve në Kosovë që janë caktuar për 9 shkurt të vitit që vjen.
Blloku evropian pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. BE-ja pati vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë mjaftueshëm për shtensionim.
Dy palët më pas janë pajtuar për marrjen e disa masave ndaj Kosovës, në këmbim të heqjes së masave. Autoritetet e Kosovës deklarojnë se i kanë plotësuar të gjitha kërkesat dhe masat e BE-së i konsiderojnë të padrejta./REL
millan radoiçiç KOSOVË- Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radoiçiç, mbetet thelbi i problemeve të si...
pamje nga takimi BRUKSEL- Deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, zhvilluan takime me shqiptarë në Antwerp dhe Bruksel të Belgjikë...
ervin salianji FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shkruar një letër nga qelia e burgut në Fier, ku shprehet s...
foto ilustruese ITALI- Operacioni ‘BASSO PROFILO’, zbardhi aferat korruptive mes mafias kalabreze e pushtetit në Shqipëri. Gjykata e ...
ilir meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu për drejtuesit, anëta...
sali berisha TIRANË- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për kritikat, lidhur me publikimin e fotos ku shihet kryeprokuror...
ina zhupa TIRANË- Deputetja e PD Ina Zhupa, ka analizuar opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes, Olta Xha&cced...
ina zhupa TIRANË- Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka deklaruar se asnjë skenar nuk përjashtohet në lidhje me protestën e paralajm...
ervin salianji TIRANË- Deputetja e PD Ina Zhupa, ka deklaruar se ka vizituar Ervin Salianjin në burg dhe ka treguar se ai ndodhet më i moti...
zupa, brace TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur lidhur me debatin e ashpër që pati në seancën e dy ja...