Politike

Takimi i PL-së me qytetarët në Skrapar/ "Ditë pranvere", Meta: 12 vjet "Rilindje" mavi dhe mashtrime duhen ndëshkuar masivisht në 11 Maj

Meta shprehet se pesë prioritetet e Partisë së Lirisë do i japin fund shpopullimit të kësaj zone.

14 Dhjetor 2024, 21:37 Nga r.ll
Takimi i PL-së me qytetarët në Skrapar/ "Ditë
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu për drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e forcës politike që ai drejton, pas takimit të zëvendëskryetarëve të PL-së Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi me qytetarët në Skrapar. 

Meta shprehet se pesë prioritetet e Partisë së Lirisë do i japin fund shpopullimit të kësaj zone. Kjo sipas tij do të realizohet përmes mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë me pagesa të drejtpërdrejta, për të rinjtë, si edhe për pensionistët që kanë kontribuar për zhvillimin e vendit. Meta ka bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë kundër qeverisë aktuale në pushtet.

POSTIMI I METËS: 

Ditë pranvere në Skrapar!

Falenderim dhe mirënjohje për drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët qëndrestarë dhe patriotë të Partisë së Lirisë që provuan sot se krenarinë e skraparlinjve nuk e kanë thyer dot as pushtuesit më të egër dhe jo më sorrat e pabesa të “Rilindjes” të kalbur në themele e çdo qelizë të saj të kriminalizuar dhe të korruptuar.

12 vjet “Rilindje” mavi dhe mashtrime duhen ndëshkuar masivisht në 11 Maj dhe unë kam besim të plotë në përgjegjshmërinë e skraparlinjve për të ardhmen e vendit.

Pesë Prioritetet tona madhore për 4 milion shqiptarë plus i japin zgjidhje të drejtpërdrejtë problemeve më të mëdha që ka sot Skrapari sepse i japin fund shpopullimit të kësaj treve patriotike dhe me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillim, përmes mbështetjes së fuqishme për bujqësinë dhe blegtorinë me pagesa të drejtpërdrejta, për të rinjtë dhe të rejat e mrekullueshëm, si edhe për pensionistët që aq shumë kanë kontribuar për zhvillimin e vendit.

Malet tona më të larta

Takimi i PL-së me qytetarët në Skrapar/ "Ditë

ilir meta pl

Sondazh

Poll