Politike

Opinioni i Venecias për Xhaçkën/ "Betohen për kokë të Edi Ramës", Zhupa: Skaner si mazhoranca shkeli Kushtetutën

Ajo u shpreh se Komisioni i Venecias e tha qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen. 

14 Dhjetor 2024, 19:15 Nga r.ll
Opinioni i Venecias për Xhaçkën/ "Betohen për
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e PD Ina Zhupa, ka analizuar opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes, Olta Xhaçka. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tha se opinioni i Venecias ishte një skaner që vërtetonte shkeljen e Kushtetutës nga ana e mazhorancës. Ajo u shpreh se Komisioni i Venecias e tha qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen. 

“Sa i përket çështjes “Xhaçka”, edhe maxhoranca vetë u tërhoq. Komisioni i Venecias e thotë qartë edhe nuk kishte nevojë ta thoshte Venecia sepse vendimet e GJK zbatohen edhe unë kur kam marrë detyrën jam betuar. Deputetët e mesazhet nuk betohen në Kushtetutë, por betohen në kokën e Edi Ramës. Të enjten asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk thoshte dot që ka thënë ‘Venecia’ që nuk zbatohen vendimet e GJK, por mbajtën dy qëndrime. Kjo çështje e Olta Xhaçkës, është mbyllur me vendimin që është bërë me Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias është një skaner sesi ka shkelur maxhoranca Kushtetutën. Kushtetuta na jep ne të drejtat bazë, arsimin publik falas na jep të drejtat e njeriut.”, tha ajo.

ina zhupa

Sondazh

Poll