14 Dhjetor 2024, 19:08
Nga r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka deklaruar se asnjë skenar nuk përjashtohet në lidhje me protestën e paralajmëruar më 23 dhjetor.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo u shpreh se grupi i punës ka një plan të kristalizuar, por se gjithçka mund të ndodhë për shkak të mllefit të qytetarëve që mund të dalin jashtë skenarit.
Pjesë nga intervista:
Një tjetër protestë në krishtlindje, pse kjo datë, si u vendos?
Ina Zhupa: Ne jemi në stinën e mosbindjes civile, gjithmonë datat tona kanë ngjallur dyshime, por ajo që duhet thënë është që shqiptarët nuk kanë mundësinë të festojnë, shqiptarët sot nuk i presin me atë frymën e tavolinave plot, janë të gatshëm në protesta dhe mosbindje civile të mos jetë e qëndrueshme, ne kemi komunikuar me qytetarët ata na kërkojnë aksion, pensionistët na kërkojnë. Kjo është protesta më e madhe e mosbindjes civile, nuk është thjesht një protestë me fjalime, ky është një skenar i diversikimit. Protesta do të zhvillohet në te gjithë Tiranën. Të premten kishim një mbledhje të këshillit kombëtar dhe kemi diskutuar edhe me skenarët e mundshme të protestës së 23 dhjetorit.
Do të ketë bllokim të rrugëve?
Ina Zhupa: Asgjë nuk përjashtohet, as mundësia e bllokimit të rrugëve. Berisha ka thënë janë 77 mënyra të mosbindjes civile deri më tani kemi ezauruar vetëm 6 mënyra deri më tani. Demokratët do t’i përgjigjen masivisht kësaj proteste, por edhe opozitarët. U pa që me protestë, në Kushtetutë por edhe me besimin në zot mund të arrihet. I pranishëm në këtë mosbindje civile do të jetë edhe kreu i Partisë Demokratike. Kur u arrestua Berisha dy ishin qëllimet, djegia e mandatit dhe nuk do ta lejonin në fushatën elektorale. Këto nuk ndodhën nga qëndrueshmëria sepse dritarja e Berishës u kthye ne një arenë e fjalës së lirë. Demokratët as nuk tërhiqen, as nuk thyhen. Ne shkojmë për të protestuar, ne njoftojmë, nuk marrim leje. Policia del me një plan, protesta nuk ndalohet, nuk bllokohet. Këto janë skenarë. Po rruga e Shpresës pse nuk bllokohej, nuk është puna e bllokimit është puna e skenarit për të intimiduar protestuesit. Kur policët heqin uniformën neve na ankohen për pagat e tyre, protestoni dhe për shpërblim për protestat që keni bërë që nuk i kemi marrë.
Ka kristalizim për protestën e 23 dhjetorit?
Ina Zhupa: Grupi i punës ka një plan të paracaktuar. Ato që ndodhin në protesta nuk parashikohen, asgjë nuk shkon sipas skenarit, kundërpërgjigjet dhe raksioni emllefi i qytetarëve ndodh të kanalizohet në rrugë të ndryshme nga çfarë kemi parashikuar. Qytetarët do të na përgjigjen masivisht, rrethet do të na përgjigjen na janë përgjigjur, ky është një aksion opozitar, nuk e kemi quajtur protestë kombëtare.
Pse çdo protestë titullohet më e madhja ndonjëherë?
Ina Zhupa: Na ka treguar historia se nga protesta në protestë ne kemi ardhur duke u rritur, ne kemi ardhur duke diversikuar aksionin tonë, qytetarët janë shtuar, por edhe skandalet e qeverisë janë shtuar.
ina zhupa
Politike
14 Dhjetor 2024, 19:02
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Deputetja e PD Ina Zhupa, ka deklaruar se ka vizituar Ervin Salianjin në burg dhe ka treguar se ai ndodhet më i moti...
Politike
14 Dhjetor 2024, 18:35
r.ll
zupa, brace
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur lidhur me debatin e ashpër që pati në seancën e dy ja...
Politike
14 Dhjetor 2024, 18:31
r.ll
delina ibrahimaj
TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj, theksoi edhe luftën ndaj informalitetit në biznes, ku u shpreh se pjesë e kë...
Politike
14 Dhjetor 2024, 18:27
r.ll
delina ibrahimaj
TIRANË- Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, bëri me dije se pak më...
Politike
14 Dhjetor 2024, 18:19
r.ll
delina ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka folur në lidhje me &ldqu...
Politike
14 Dhjetor 2024, 18:13
r.ll
delina ibrahimaj
TIRANË- Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka folur sot në lidhje me at...
Politike
14 Dhjetor 2024, 16:54
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Javën e ardhshme, më 20 dhjetor Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhje të përbashk&...
Politike
14 Dhjetor 2024, 14:14
ZH.LL
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka risjelljë edhe një herë në ...
Politike
14 Dhjetor 2024, 13:19
M.B
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në El...
Politike
14 Dhjetor 2024, 13:19
ZH.LL
Berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka vënë në dukje gjendjen e vështirë me të cilën përballen pensionist&e...