Politike

130 deputetë të Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë në Prishtinë, zbardhet axhenda e mbledhjes së dy Kuvendeve

Pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60.

14 Dhjetor 2024, 16:54 Nga r.ll
130 deputetë të Shqipërisë dhe Kosovës bëhen
foto ilustruese

TIRANË- Javën e ardhshme, më 20 dhjetor Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të dy parlamenteve. Pritet që nga Shqipëria te shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60. Po ashtu të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Sipas axhendës së zbardhur, takimi do të hapet me fjalën e kryetarëve të dy Kuvendeve dhe do të vijojë me ato të krerëve të grupeve parlamentare. Ndërkohë fjalën mbyllëse do ta mbajnë Rama dhe Kurti. 

AXHENDA:

Ora 10:30: Mbërritja e deputetëve

Ora 11:00: Himnet e dy vendeve

Fjalimet:

- Z. Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

- Znj. Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)

-Znj. Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë  (3 min)

- Z. Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

- Z.Agron Duka, Kryetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

- Z. Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës
(3 min)

- Z. Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

- Z.Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

- Z. Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
(5 min)

- Z. Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste,
Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

- Znj. Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

- Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

- Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, ku për herë të parë u mblodhën më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë, me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë.

mbledhja e kuvendeve shqiper-kosove

Sondazh

Poll