14 Dhjetor 2024, 13:19
Nga M.B
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha tha demokratët janë të vendosur për mosbindje civile. Sipas tij, PD arriti ta fusë në rreth të kuq kryeministrin Edi Rama teksa përmendi 3 rezolutat e miratuara nga partnerët ndërkombëtarë. Berisha tha se diktaturat, normalisht përzihen me armë, siç u bë në Siri, por sipas toj, përzihen edhe me mosbindje civile.
"Ne jemi të mosbindjes civile. Ne arritëm ta fusim në rreth të kuq Edi Ramën. Ju i patë tre rezolutat, tre rezolutat deklarojnë se Shqipëria i ka zgjedhjet fasadë, se Shqipëria është narkoshtet, se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë. Pra, ne kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, por detyrën e shtëpisë duhet ta bëjmë vetë. Dhe kjo detyrë bëhet kur bëhemi së bashku, kur bashkohemi sa më shumë për të dalë nga kjo e keqe", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Pra unë besoj se është shumë e rëndësishme që ne të ulemi me çdo njeri, të bëjmë këtë bisedë, të flasim për gjendjen tonë se përndryshe zi e ma zi. Përndryshe varfëri mbi varfëri të provokuar nga qeveria, e cila ka për detyrë kryesore të ndihmojë qytetarët, prosperitetin e tyre, begatimin e tyre. Asnjë socialist pensionist nuk duhet të tolerojë, nuk mund të pranojë një politikë të tillë. Kjo sjell largimin masiv të të rinjve. A mundet prindi pensionist të mbajë djalin e papunë? Jo, ik bir i thotë, paç fat, gjej fat ku të mundesh. Këtu nuk të mbaj dot, i biri duhet të gjejë punë, po i biri nuk mund të gjejë punë. I biri nuk mund të mendojë me ble një shtëpi.
I keni parë ju kullat në Tiranë? Pyesni sa përfitojnë nga këto kulla. Ato janë bosh të gjitha sepse droga, trafiku i blen me kate. Po çfarë ndodh? Ato kanë rritur çmimet, e kanë bërë apartamentin mollë të ndaluar për fëmijët tanë. Duhet të punojë nga 70 deri 100 vjet për të blerë një apartament në Tiranë. Normale është që një i ri të ëndërrojë të ndërtojë të ardhmen aty ku është më mirë, po në Tiranë nuk prek dot asnjë çmim. Pra, prapë rrokullisjen e sjell varfëria. Dhe ne çfarë pësuam? Ne pësuam pakësimin, zbrazjen më të madhe të këtij vendi në histori. Në 9 vitet e Edi Ramës, janë larguar nga Shqipëria, vetëm në hapësirën e BE, 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Gjenocid është kjo sepse ke përdorur varfërinë ti.
Edhe përpara kanë lëvizur, por deri në vitin 2013, Shqipëria po rritej në numër, nuk rritej shumë, por po rritej. Dhe tani një rënie katastrofale dhe kjo rënie është rrezik ekzistencial për ne. Ne do bëjmë gjithçka, ne do bëjmë një politikë të veçantë demografike dhe do arrijmë kthesën. Kthesa nuk arrihet menjëherë, do një paketë të fuqishme, por do bëjmë gjithçka. Ndaj dhe duhet të krijojmë të dashur miq frontin më të gjerë për t’u ndarë me këtë diktaturë. Diktaturat, normalisht përzihen me armë, siç ia bënë në Siri atij diktatorit, por përzihen edhe me mosbindje civile.
Ne jemi të mosbindjes civile. Ne arritëm ta fusim në rreth të kuq Edi Ramën. Ju i patë tre rezolutat, tre rezolutat deklarojnë se Shqipëria i ka zgjedhjet fasadë, se Shqipëria është narkoshtet, se Edi Rama ka përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë. Pra, ne kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, por detyrën e shtëpisë duhet ta bëjmë vetë. Dhe kjo detyrë bëhet kur bëhemi së bashku, kur bashkohemi sa më shumë për të dalë nga kjo e keqe. Ju faleminderit shumë dhe unë kam besim të madh, të mos harrojmë se është radha jonë. Nuk duhet ta humbasim kurrë këtë radhë. Do fitojmë!
sali berisha
Politike
14 Dhjetor 2024, 13:19
ZH.LL
Berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka vënë në dukje gjendjen e vështirë me të cilën përballen pensionist&e...
Politike
14 Dhjetor 2024, 12:58
M.B
Sali Berisha
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në El...
Politike
14 Dhjetor 2024, 12:53
ZH.LL
Berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për mashtrim dhe vjedhje të buxhetit ndaj pensionistëve....
Politike
14 Dhjetor 2024, 12:41
ZH.LL
Berisha
ELBASAN- Kryeopozitari Sali Berisha ka vënë në dukje rritjen qesharake të pensioneve, teksa akuzoi qeverinë Rama për ...
Politike
14 Dhjetor 2024, 12:35
ZH.LL
Sali Berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionstët në Elbasan. Lideri i opozitës...
Politike
14 Dhjetor 2024, 12:15
M.B
Foto nga takimi
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në...
Politike
14 Dhjetor 2024, 11:19
ZH.LL
Vokshi
BRUKSEL- Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka çuar në Bruksel një nga çështjet që shi...
Politike
14 Dhjetor 2024, 10:44
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeninistri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të pocast-it "Flasim" se Shqipëria është nj&eum...
Politike
14 Dhjetor 2024, 08:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Në episodin e radhës së podcast-it "Flasim", Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 23:00
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha se deputetja e PS Olta Xhaçka është 50 pë...