14 Dhjetor 2024, 12:41
Nga ZH.LL
Berisha
ELBASAN- Kryeopozitari Sali Berisha ka vënë në dukje rritjen qesharake të pensioneve, teksa akuzoi qeverinë Rama për mashtrim ndaj pensionistëve. Gjatë takimit me pensionistë në Elbasan, Berisha u ndal te pensionet, duke krahasuar Shqipërinë me Malin e Zi apo edhe Kosovën.
Sipas Berishës, vendi fqinj i ka pensionet shumë herë më të larta krahasuar me vendin tonë. Gjithashtu Berisha përmendi edhe Kosovën, ku kryeministri Kurti deklaroi rritje me 20% per pensionet. Ndërkohë reagimin e qeverisë Rama ndaj pensionistëve, kryedemokrati e konsideron krim të rëndë.
"Edi Rama, duke njohur krimin që ka bërë ndaj pensionistëve, ndërmori vallën e pashpirtësisë, ndërmori një seri takimesh një muaj e gjysëm se si t’i mashtronte këta njerëz.
Se si e si fajin e kanë biznesmenët.
Po pse e paskan biznesmenët fajin, kur kryeministri ka mbledhur prej tyre 8.2 miliardë euro.
8.2 miliardë euro të dashur miq janë dy buxhete të vitit 2008.
Ç’faj paskan biznesmenët këtu? Për të bërë atë që pensionistët të shohin me urrejtje biznesmenët dhe të besojnë se këta janë fajtorë dhe jo qeveria.
Cinike! Fajin e ka ajo që trashëguam dhe ajo që trashëguam është kjo.
E di çdo pensionist, gjetëm pensionin minimal 36 euro, e rritëm në 82 euro.
Gjetëm pensionin mesatar 70 euro, e rritëm në 105 euro.
Sot, pensioni mesatar, sepse euro ishte 140 lekë, nuk ishte narko-euro, në atë kohë narko-eurot nuk bënin ligjin në ekonomi, pra në 12 vjet, sot çdo pensionist merr 30 përqind më pak po të kemi parasysh edhe kursin e këmbimit.
E vërteta është se çmimet e ushqimeve bazë janë rritur, dhe janë krahasuar me çmimet në vendet e BE, nga 10 në 250 përqind më të larta.
Ju keni njerëz në Greqi, Itali, Gjermani, që të gjithë pazaret i bëjnë me çmime qartësisht më të lira se në Shqipëri.
Jo, thotë ky, nuk bëhet, se po të rrisim pensionet, vetëm sa nuk thotë se është një krim.
Pse nuk rriten pensionet? Po është krim të mos rriten pensionet.
Sa i ka pensionet sot Mali i Zi? 310 përqind më shumë se ne. Po çfarë ka Mali i Zi? Ka breg, që ne kemi 10 herë më shumë, ka male që ne jkemi shumë më tepër, ne kemi fusha, ata nuk kanë fusha, kemi të gjitha llojet e mineraleve.
Çfarë ka Mali i Zi që një pensionist të marrë sa 3 pensionistë tanë.
270 përqind më shumë merr pensionisti serb. Të gjithë në vitin 2013 merrnin më pak se ju.
280 përqind më shumë merr pensionisti në Maqedoni.
Albin Kurti u tha pensionistëve para 1 muaji, do ua rris 20 përqind. Mori 100 milionë euro dhe i çoi në fondin e pensioneve.
Po ne me 8 miliardë buxhetin, për 780 mijë pensionistëve, po çfarë pëson shteti nëse merr 800 milionë dhe i çon në fondin e pensioneve?
Si i sheh këta njerëz ai? Çfarë i konsideron ai këta? Njerëz që flasin me vete se nuk mbyllin dot muajin.
Ky është krim, krim i rëndë!", u shpreh Berisha.
sali berisha elbasan pensionet
Politike
14 Dhjetor 2024, 12:35
ZH.LL
Sali Berisha
ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionstët në Elbasan. Lideri i opozitës...
Politike
14 Dhjetor 2024, 12:15
M.B
Foto nga takimi
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në...
Politike
14 Dhjetor 2024, 11:19
ZH.LL
Vokshi
BRUKSEL- Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka çuar në Bruksel një nga çështjet që shi...
Politike
14 Dhjetor 2024, 10:44
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeninistri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të pocast-it "Flasim" se Shqipëria është nj&eum...
Politike
14 Dhjetor 2024, 08:52
M.B
Edi Rama
TIRANA- Në episodin e radhës së podcast-it "Flasim", Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 23:00
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha se deputetja e PS Olta Xhaçka është 50 pë...
Politike
13 Dhjetor 2024, 22:47
I.A
Instituti Shqiptar i Shkencës
TIRANË- Në Tiranë Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjetjet e një studimi krahasues mb...
Politike
13 Dhjetor 2024, 22:44
I.A
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato komentoi krizën ku ndodhet Gjykata Kushtetuese dhe mënyrën si Pa...
Politike
13 Dhjetor 2024, 22:32
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtet...
Politike
13 Dhjetor 2024, 22:25
I.A
Holta Zaçaj
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj theksoi se i gjithë debati që ka lindur për ma...