"Imazhet kanë më shumë photoshop sesa realitet i jetës së shqiptarit jashtë!" Rama: Shqipëria më e sigurt se Britania e Franca
Edi Rama TIRANA- Kryeninistri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të pocast-it "Flasim" se Shqipëria është nj&eum...
Vokshi, i ngriti problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, persekutimit të lidershipit te opozitës dhe kërkesën për qeverinë teknike para zgjedhjeve gjatë Kongresit të EPP Women.
BRUKSEL- Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka çuar në Bruksel një nga çështjet që shihet me shqetësim nga Partia Demokratike, ajo e përkeqësimit të demokracisë në Shqipëri. Vokshi e diskutoi çështjen në Bruksel në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.
Vokshi, i ngriti problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, persekutimit të lidershipit te opozitës dhe kërkesën për qeverinë teknike para zgjedhjeve gjatë Kongresit të EPP Women. Duke marrë shkas nga tre rezolutat e fundit të miratuara nga organizatat më të rëndësishme politike të partive të qendrës së djathtë në Europë dhe SHBA, zonja Vokshi përmendi tre gjetjet kryesore të rezolutave për Shqipërinë:
• Regjimin autoritar dhe të korruptuar në Shqipëri;
• Kontrollin absolut të Kryeministrit Rama mbi të gjitha pushtetet dhe politizimin e sistemit të drejtësisë
• Përdorimin e drejtësisë si armë për persekutimin politik të opozitës.
"Në Shqipëri, një person, kryeministri, ka përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tij, dhe i ka reduktuar zgjedhjet në një fasadë. Vetëm 5 muaj para zgjedhjeve të vitit 2025, persekutimi politik ndaj liderëve të opozitës është intensifikuar me burgosje dhe akuza të motivuara politikisht, përfshirë kryetarët e lartive kryesore të opozitës, Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun, si dhe burgosjen pa prova të kundërshtrëve politikë Ervin Salianji apo Fredi Beleri”- tha zonja Vokshi gjatë fjalës së saj në Kongresin e EPP ëomen, ku ajo ngriti shqetësimin e lidhjeve të thella të qeverisë me krimin e organizuar. «Korrupsioni i shfrenuar dhe lidhjet mes udhëheqjes socialiste dhe krimit të organizuar, siç është zbuluar nga autoritetet belge dhe franceze, janë alarmante. Kartelet e drogës shfrytëzojnë Shqipërinë për pastrim parash, ndërsa përgjimet kanë zbuluar marrëveshje për blerjen e votave intimidimin e votuesve dhe manipulimin e zgjedhjeve»- u shpreh zëvendëspresidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane.
Albana Vokshi tha se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund të garantojnë që Shqipëria të pranohet si e barabartë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Ajo njohu Kongresin e Grave të EPP-së me kërkesat e rezolutave të miratuara për krijimin e një qeverie teknike sipas modelit të Maqedonisë së Veriut. "Nëse nuk ke të drejtën për të votuar lirisht, të gjitha të drejtat e tjera janë një iluzion. Nuk ka demokraci reale, nuk ka stabilitet të vërtetë!" - theksoi zonja Vokshi, e cila u bëri thirrje pjesëmarrëseve për mbështetje në përpjekjet për rikthimin e demokracisë në Shqipëri.
EPP ëomen në Bruksel përfundoi me një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për Shqipërinë dhe sfidat që ajo përballet, duke theksuar përkushtimin e PPE për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe vlerat europiane. Në punimet e kongresit morën pjesë figura të shquara nga politika evropiane, përfshirë Komisioneret Dubravka Suica, Jessika Rosëall dhe Henna Virkkunen, si dhe eurodeputete nga vende të ndryshme të BE-së. PD u përgaqësua nga Znj. Albana Vokshi, Kryetare e LDGSH dhe Zëvendës Presidente e EPP ëomen, si dhe znj. Elda Hoti, deputete e PD.
Edi Rama TIRANA- Kryeninistri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të pocast-it "Flasim" se Shqipëria është nj&eum...
Edi Rama TIRANA- Në episodin e radhës së podcast-it "Flasim", Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesë...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha se deputetja e PS Olta Xhaçka është 50 pë...
Instituti Shqiptar i Shkencës TIRANË- Në Tiranë Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjetjet e një studimi krahasues mb...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato komentoi krizën ku ndodhet Gjykata Kushtetuese dhe mënyrën si Pa...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtet...
Holta Zaçaj TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj theksoi se i gjithë debati që ka lindur për ma...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e paralajmëruar e opozitës në 23 dhjetor do të j...
Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harres&...