Sport

VIDEO/ Liverpool merr kreun me një fitore spektakolare! Man.City humb në Bournemouth

Edhe Arsenali është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Newcastle, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Premier League.

2 Nëntor 2024, 18:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Liverpool merr kreun me një fitore spektakolare! Man.City humb

ANGLI - Një fitore të vuajtur dhe spektakolare ka arritur Liverpool-i me përmbysje ndaj Brighton. “The Reds” u ndëshkuan në minutën e 14-të nga Kadioglou, pa mundur të gjenin golin e barazimit gjatë fraksionit të parë.

Gjithsesi, në pjesën e dytë, brenda tri minutash lojë saktësisht në minutat e 69’ dhe 71’, Gakpo dhe Salah tundën rrjetën për t’i dhënë fitoren dhe kryesimin e Premier League-s skuadrës së drejtuar nga Arne Slot që ngjitet në kuotën e 25 pikëve në krye të Premier League.

Reds ndiqen nga Manchester City me dy pikë më pak, pas kësaj jave 10-të ku regjistruan humbjen e parë.

Kampionët në fuqi të Anglisë dështuan të merrnin pikë në fushën e Bournemouthit, ku u mposhtën 2-1. Në fakt, ishte një disfatë e paralajmëruar nga Guaridola, që pak ditë më parë deklaroi se kishte vetëm 13 lojarë në dispozicion. 

“Qytetarët” pësuan gol që në minutën e nëntë nga këmbët e Semenyos, i cili e kapi në befasi mbrojtjen kundërshtare. Në pjesën e dytë, ekipi i Guardiolës e pa vetën nën dy gola, teksa Evanilson realizoi në të 64-tën për rezultatin 2-0. 

Gvardiol ktheu në lojë City-n në minutën e 82-të, por asgjë më shumë nuk ndodhi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit me City-n të detyruar për ta pranuar humbjen.

Edhe Arsenali është mposhtur me rezultatin 1-0 nga Newcastle, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Premier League. Vendasit iu falën golit të Isak në minutën e 12-të të pjesës së parë. Dhe pse rastet të tjera u krijuan nga të dyja skuadrat, asnjë prej tyre nuk përfundoi me gol.

Një humbje që mban Arsenalin 5 pikë larg Manchester Cityt. “Qytetarët”, si dhe Liverpooli, kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Kanë kaluar vetëm 10 javë në kampionat dhe diferenca me kreun sa vjen e shtohet për Arsenalin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll