Sport

VIDEO/ Newcastle fiton pas golit të Isak, Arsenalit nuk i ndez “topi” dhe mbetet pas në garën për titullin e Premier League...

Newcastle mundi 1-0 Arsenalin, falë golit të shpejtë të Isak. “Topçinjtë” krijojnë dyshime në përpjekjen e tyre për të sfiduar titullin e Premier League.

2 Nëntor 2024, 16:19 Nga DOSJA

VIDEO/ Newcastle fiton pas golit të Isak, Arsenalit nuk i ndez

ANGLI - Arsenali pësoi një disfatë të hidhur nga Newcastle, i cili me golashënuesin e "artë" Isak (12’) arriti të marrë tre pikët, duke prishur së tepërmi ëndrrat e titullit për "Topçinjtë".

Arsenali e nisi ndeshjen duke u përpjekur të merrte frenat e ndeshjes, me skuadrën e Artetës që lëvizte topin me lehtësi, por pa mundur të kërcënonte.

Gjithsesi, Newcastle shënoi në aksionin e tij të parë, duke hapur rezultatin me Isak. Nga ky moment londinezët tentuan të reagonin, por pa krijuar situata serioze për të barazuar.

Në pjesën e dytë, zotërimi i miqve arriti në 70%, por funksioni mbrojtës i Newcastle nuk i la kundërshtarët të gjenin rrugën drejt rrjetës, duke festuar kështu një fitore të madhe.

Skuadra e Eddie Howe u rikthye te suksesi pas katër ndeshjeve të ligës dhe dyfishoi serinë e fitoreve pas kualifikimit për Kupën e Ligës kundër Chelseat të mërkurën.

Nga ana tjetër, Arsenali shkoi pa fitore për të tretën ndeshjee radhazi, pasi humbi nga Bournemouth dhe barazoi 2-2 me Liverpool në derbi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll