Sport

“Topi i Artë”, Sneijder i zgjat dorën Vinicius: "Në vitin 2010 edhe mua më grabitën. Jam i kënaqur që edhe sot flitet për këtë"

Ish-ndërkombëtari holandez iu kthye vendimit për t'i dhënë titullin Lionel Messit në atë kohë

2 Nëntor 2024, 15:19 Nga DOSJA
“Topi i Artë”, Sneijder i zgjat dorën Vinicius:

HOLANDE - Wesley Sneijder duket se nuk e ka pranuar kurrë që nuk e fitoi “Topin e Artë” në 2010, viti i trefishtë me Interin dhe finalja e Kupës së Botës të humbur nga Spanja.

Ish-ndërkombëtari holandez ka komentuar zgjedhjen për t'i dhënë titullin Rodrit, duke anuar në favor të Vinicius Junior. 

"Njerëzit më thonë: "Wesley, ata të grabitën atë vit". Imagjinoni sikur të kisha fituar “Topin e Artë” dhe njerëzit të thoshin:

"Ai ia mori dikujt,- u shpreh Sneijder në periferi të Kupës së Botës, në Riad ESports. - Çmimet individuale janë të mira, por sukseset me skuadrën si ngritja e trofeut të Champions League ishin më të vlefshme për mua sesa marrja e “Topit të Artë”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll