Sport

Sané i përfundon kontrata me Bayernin: ‘goli’ i parë i Artetës për sulmin e Arsenalit...

"Ai është jashtëzakonisht efektiv, ka shpejtësi shpërthyese dhe është ende vetëm 28 vjeç”

2 Nëntor 2024, 14:56 Nga DOSJA
Sané i përfundon kontrata me Bayernin: ‘goli’ i

ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dëshiron të nënshkruajë me anësorin gjerman të Bayern Munichut, Leroy Sane, në një transferim të lirë, pasi lojtarit i skadon kontrata në qershor.

Këtë raporton SportBild, sipas të cilit konfirmohen thashethemet e lëshuara nga ish-skauti i Premierligës Mick Brown, për Manchester United, Tottenham dhe West Ham.

"Ata janë padyshim në mesin e klubeve të interesuara. Arsenali është shumë i interesuar për të, nga sa më kanë thënë. Ai mund të luajë në të majtë dhe të sigurojë mbulim për Saka, për të cilin ata kanë nevojë dëshpërimisht. Tani, ata nuk janë i vetmi klub i interesuar.

Ne kemi folur tashmë për Newcastle, por ka të tjerë që ata (Arsenali) sigurisht që janë më të interesuar dhe mendoj se kanë një marrëveshje për të cilën ata kanë punuar për disa kohë”, zbuloi Brown.

Duke vazhduar me shpjegimin e identikit të Sané dhe çfarë mund t'i sillte Artetës: "Ai është jashtëzakonisht efektiv, ka shpejtësi shpërthyese dhe është ende vetëm 28 vjeç, është në një kohë të mirë.

Gjithmonë kam pyetur veten pse Manchester City e la të shkojë dhe pse asnjë klub në Angli nuk u përpoq të nënshkruante me të përpara se të shkonte te Bayern.

Me situatën e tij të kontratës, unë pres ta shoh atë të lëvizë, gjë që jo vetëm do t'i shtonte cilësinë skuadrës së “Topçinjve”, por do t’i sillte edhe përvojë fituese, diçka për të cilën Arsenali po përpiqet ta blejë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll