Sport

20 gola në 16 ndeshje... Viktor Gyokeres po çmend gjysmën e Anglisë: Arsenali në 'pole'

Janë 16 gola në 10 ditë kampionat, shifra vërtet të frikshme, që shpjegojnë mirë pse ai është i lakmuar nga klubet e mëdha në Evropë.

2 Nëntor 2024, 14:25 Nga DOSJA
20 gola në 16 ndeshje... Viktor Gyokeres po çmend gjysmën e

PORTUGALI - Sulmuesi suedez i Sporting CP, Viktor Gyokeres, mbetet një objektiv i Arsenalit dhe 26-vjeçari po peshon opsionet e tij, pas largimit të trajnerit Ruben Amorim, me një mundësi reale për një lëvizje në Londër.

Këtë e raporton TEAMtalk, sipas të cilit garës mund t'i bashkohet edhe Manchester United duke pasur parasysh ardhjen në stolin e trajnerit portugez. Chelsea, Liverpool dhe Manchester City gjithashtu mbeten në dritare.

Duke luajtur 16 ndeshje, sulmuesi suedez ka shënuar tashmë 20 gola këtë sezon. Këtyre duhen u shtuar edhe 4 asistime. Gyokeres vlerësohet në 70 milionë euro.

“Pokeri” i Gyokeres dje ndaj Estrela Amadora-s

Fitore e madhe në prag të ditës së 10-të të kampionatit portugez për Sporting Lisbone, e cila në orët e fundit mësoi për lamtumirën zyrtare me trajnerin e tyre Ruben Amorim, i destinuar për në Manchester United, pasi klubet do të ndalen për t’i lënë vend për pushimin e kombëtareve.

Trajneri Amorim ende dëshiron ta mbyllë aventurën e tij në Lisbonë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe prova erdhi nga ndeshja e mbrëmjes së sotme, ku bardheblutë morën fitoren numër dhjetë nga po aq ditë ndeshjesh në kampionat, me një rezultat 5-1 kundër Estrela Amadora.

Protagonist i madh ishte qendërsulmuesi suedez Viktor Gyokeres, autor i një paraqitjeje mahnitëse me 4 golat e parë të skuadrës së tij të shënuar prej tij. Tashmë janë 16 gola në 10 ditë kampionat, shifra vërtet të frikshme, që shpjegojnë mirë pse ai është i lakmuar nga klubet e mëdha në Evropë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll