Sport

Luis Enrique ‘kurorëzon’ Hakimin: "Nuk kam trajnuar një mbrojtës më të mirë se ai!"...

Luis Enrique ka dashur të thotë fjalë të ëmbla për lojtarin e tij, që në moshën 25-vjeçare ka ende shumë për të treguar

2 Nëntor 2024, 14:17 Nga DOSJA
Luis Enrique ‘kurorëzon’ Hakimin: "Nuk kam trajnuar

FRANCE - “Nga të gjithë lojtarët me të cilët kam pasur punë, nuk kam takuar kurrë një mbrojtës të djathtë më të mirë se ai”. Mjafton vetëm kjo deklaratë e trajnerit të Paris Saint-Germain, Luis Enrique, për të bërë të pendohen tifozët e shumtë të Interit, që i janë ende besnikë Achraf Hakimit.

Mbrojtësi i djathtë maroken kaloi vetëm një sezon me Interin, por menjëherë hyri në zemrat e botës zikaltër, nga të cilën më pas u largua në vitin 2021 për të veshur fanelën e klubit parizien.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Lens, Luis Enrique ka dashur të thotë fjalë të ëmbla për lojtarin e tij, që në moshën 25-vjeçare ka ende shumë për të treguar:

“Ai ka hapësirë ​​për rritje, potencial të jashtëzakonshëm dhe është në këtë rrugë. Po, ai po zbulon veten si lojtar, por edhe si njeri, dhe megjithë rininë e tij, ne duam që ai të bëhet një referencë për brenda dhe jashtë fushës, mendoj se ai është në rrugën e duhur për këtë vit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll