Sport

Xabi Alonso, me gjasa drejt lamtumirës nga Leverkuseni në fund të sezonit: Real Madridi apo Manchester City në të ardhmen e tij

Ndërkohë, klubi kuqezi ka aktivizuar “operacionin zëvendësues”. Dy emra shfaqen tani në skenë si trashëgimtarë të mundshëm të Xabi Alonsos, përpara sezonit 2025-2026.

2 Nëntor 2024, 14:10 Nga DOSJA
Xabi Alonso, me gjasa drejt lamtumirës nga Leverkuseni në fund të

GJERMANI - Gjithnjë e më shumë po shtohen lajmet për një largim të mundshëm të Xabi Alonsos në fund të sezonit.

I vlerësuar shumë ndërkombëtarisht, falë punës së tij të mirë me Bayer Leverkusen, me synimin për të fituar titullin edhe në sezonin 2024-2025, trajneri spanjol është në vështrimin e Real Madridit dhe Manchester Cityt, në rast të lamtumirës së Carlo Ancelottit dhe Pep Guardiolës, përkatësisht. Kështu shkruan portali Fichajes për të ardhmen e tij.

Ndërkohë, klubi kuqezi ka aktivizuar “operacionin zëvendësues”. Dy emra shfaqen tani në skenë si trashëgimtarë të mundshëm të Xabi Alonsos përpara sezonit 2025-2026.

Konkretisht, bëhet fjalë për Sandro Wagner, aktualisht ndihmës trajner i kombëtares gjermane dhe Sebastian Hoeness, i cili sot drejton Stuttgartin dhe ka një klauzolë nga shtatë deri në tetë milionë euro për largimin e tij.

Ndërkohë, Bayer Leverkusen barazoi 0-0 mbrëmë ndaj Stuttgartit në xhiron e parë të xhiros së nëntë të Bundesligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll