Sport

Premtimi i Ruben Amorim-it: “Nuk do të marr asnjë lojtar të Sportingut në janar”...

“Këto vite te Sporting ishin më të mirat e jetës sime dhe nuk do t'i harroj”,- ka deklaruar ai.

2 Nëntor 2024, 14:00 Nga DOSJA
Premtimi i Ruben Amorim-it: “Nuk do të marr asnjë lojtar të

PORTUGALI - Këto janë fjalët e para, pas njoftimit zyrtar të rolit të tij të ri si trajner i Manchester United për Ruben Amorim.

I intervistuar pas fitores 5-1 kundër Estrela Amadora, trajneri ende te Sporting CP u përgjigj për thashethemet, se do të ishte i interesuar të blinte Gyokeres dhe talente të tjerë bardheblu që në janar:

"Nuk do të vij të marr asnjë lojtar të Sportingut në janar. Këto vite te Sporting ishin më të mirat e jetës sime dhe nuk do t'i harroj”,- deklaroi ai.

Kur fillon aventura e re e Amorimit?

Nga 11 nëntori ai do të marrë përfundimisht rolin e ri, ndaj duhet të presë pushimin kombëtar: debutimi i tij është caktuar të dielën e 24 nëntorit, në ndeshjen e kampionatit kundër Ipswich Town.

Mbrëmë ai u ul rregullisht në stolin e Sportingut, për ndeshjen e kampionatit portugez ndaj Estrela Amadorës, të cilën e fituan 5-1 në transfertë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll