Sport

UEFA mohon çdo deklaratë të presidentit Alexander Ceferin për “Topin e Artë”...

Organi më i lartë i futbollit europian njofton veprime ligjore ndaj personave, që i atribuojnë presidentit të saj ndonjë deklaratë për çmimin

2 Nëntor 2024, 12:30 Nga DOSJA

UEFA mohon çdo deklaratë të presidentit Alexander Ceferin

SPANJE - Ditët e fundit, deklaratat e supozuara të Alexander Ceferin, në lidhje me “Topin e Artë” janë mohuar kategorikisht nga UEFA, për çdo lloj fjale nga presidenti i saj në lidhje me çmimin që ka fituar Rodrigo Hernández. 

Këtë ajo e ka komunikuar përmes një deklarate në lidhje me pretendimet e rreme, që qarkullojnë në mediat sociale:

“Ne mohojmë kategorikisht pretendimet që qarkullojnë në lidhje me komentet e supozuara të UEFA-s në lidhje me rezultatin e “Topit të Artë”. As UEFA dhe as presidenti i saj nuk kanë dhënë deklarata, apo komente për rezultatet e çmimit të dhënë. 

Çdo raport i tillë është krejtësisht i pabazuar dhe nuk pasqyron realitetin. Ne rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër çdo pale, të përfshirë në shpërndarjen e këtyre deklaratave të rreme.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll