Sport

Presidenti i Santosit shpërthen “bombën”, Neymar do të kthehet në Brazil...

A do të ishte Neymar afër një rikthimi të çmendur në vendin e tij të origjinës?

2 Nëntor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Presidenti i Santosit shpërthen “bombën”, Neymar do

BRAZIL - Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar një vit më parë, Neymar më në fund u rikthye në fushë javën e kaluar me klubin e tij Al Hilal në Arabinë Saudite.

Që nga nënshkrimi në Gulf nga Paris Saint-Germain për 90 milionë euro, ylli brazilian ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje për një gol dhe tre asistime. Dhe ndërsa kontrata e tij me sauditët përfundon në qershor 2025, e ardhmja e tij mund të shkruhet sërish... në Brazil.

“Neymar vjen te Santos në qershor”

Në çdo rast, kjo është bomba e hedhur nga presidenti i Santos, Osvaldo Nico: “Neymar do të mbërrijë te Santos në qershor, kjo është biseda që po bëjmë”,- tha ai në mikrofonin e Programa Pânico.

Një deklaratë e çmendur që mund të ketë efektin e një ‘bombe’ në botën e futbollit, pasi 32-vjeçari brilant, numri ‘10’ është në kërkim të një sfide të re pas këtij dëmtimi të tmerrshëm. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll