Sport

Tani në ‘pension’, Raphaël Varane i është përkushtuar zhvillimit të futbollit të femrave

Organizatori i një kampi futbolli në Hauts-de-France, Raphaël Varane, tashmë në ‘pension’, erdhi për të për të promovuar futbollin e femrave.

2 Nëntor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Tani në ‘pension’, Raphaël Varane i është

FRANCE - I ‘pensionuar’ prej vetëm disa javësh, Raphaël Varane i ka rikthyer pasionet e tij për një kauzë të mirë. Përditshmëria e tij, tashmë e lehtësuar nga stërvitjet dhe ndeshjet, bëri që ish-mbrojtësi i Francës të shfrytëzonte rastin për të ardhur dhe përshëndetur 46 vajzat e reja, që po merrnin pjesë këtë javë në një kurs të organizuar nëpërmjet shoqatës së tij, i cili shumëfishon nisma të këtij lloji që nga viti 2019.

"Ishte kursi i parë i trajnimit 100% për femra, është një sukses i madh,- tha ai të martën gjatë vizitës së tij të papritur në Saint-Laurent-Blangy, në Hauts-de-France. - Mundëm të flisnim, të luanim bashkë, të shihnim buzëqeshje... Këto janë momente ndarjeje që kanë shumë vlerë për ne. Kur shohim që po i bëjmë fëmijët të lumtur, kjo na jep edhe kënaqësi”.

“Kurset e Varane janë falas, të përziera dhe edukative”,- kujton kampioni i botës 2018, njëherësh ambasador i klubit Como, ku përfundoi karrierën e tij në moshën 31-vjeçare. Ideja është që të ketë ndërveprim mes fëmijëve, që ata të përparojnë në fushë, por edhe të mësojnë shumë në aspektin edukativ. Janë planifikuar disa ndërhyrje me shoqatat për të folur për betejat që po bëjnë dhe promovimin e futbollit të femrave”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stages Raphaël Varane (@stagesvarane)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll