Sport

Trajneri i Brazilit: “Neymar ishte në dispozicion, por ne e respektojmë Al Hilalin”. Më pas ai flet edhe për “Topin e Artë”...

“Mund të konfirmoj që Neymar e ka vënë veten në dispozicion për të qenë këtu”

2 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Trajneri i Brazilit: “Neymar ishte në dispozicion, por ne e

BRAZILI - Dorival Junior, trajneri i Brazilit, foli në hapësirat e prezantimit të listës së lojtarëve të thirrur për ndeshjet e ardhshme të skuadrës Selecao, të thirrur për të luajtur në kualifikueset e Botërorit 2026 me Venezuelën dhe Uruguajin.

Ndër temat e prekura nga trajneri, ishte edhe një rikthim i mundshëm i Neymar në skuadër, i cili duket se e ka kaluar dëmtimin e rëndë të muajve të fundit: “Mund të konfirmoj që Neymar e ka vënë veten në dispozicion për të qenë këtu, por pasi ka luajtur pak minuta pas dëmtimit. Por ne e respektojmë vendimin e klubit të tij, do të jemi gati për rikthimin e tij në thirrjen e radhës, ku ai do të jetë gati”.

Dorival më pas u përqendrua edhe te “Topi i Artë” 2024 dhe dështimin për t'ia dhënë Viniciusit: “Për mua ishte e padrejtë, sepse ishte një shpërblim individual dhe nëse do të kishte një lojtar vendimtar dhe vdekjeprurës, i cili tregoi të gjithë talentin e tij sezonin e kaluar ai ishte Vinicius, i cili është i vetëdijshëm për këtë padrejtësi, sepse ishte futbollisti më i mirë në botë”, përfundon trajneri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll