Sport

Ernest Muçi tani titullar te Besiktasi, do të zëvendësojë edhe Rashicën e dëmtuar…

Raportohet se trajneri Van Bronkhorst, ka menduar që në ndeshjen e sotme ndaj Kasimpasha (17:00), ta aktivizojë përsëri Ernest Muçin, në krahun e djathtë të sulmit, ku luan Rashica i dëmtuar.

2 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Ernest Muçi tani titullar te Besiktasi, do të

TURQI - Fundjava e kaluar ka qenë pozitive për Ernest Muçin, ndonëse për skuadrën e Besiktasit jo edhe aq. Kjo e fundit është mundur me shifrat 2-1 nga Gallatasaray në derbi, ku futbollisti shqiptar i Kombëtares kuqezi, shënoi golin e vetëm për bardhezinjtë.

Në fakt ishte një supergol, pasi gjuajtja e sulmuesit në minutat shtesë përfundoi në trekëndëshin e portës së Gallatasarayit. Gjithsesi, kjo nuk ndihmoi skuadrën e tij të merrte pikë ndaj kryesuesve të kampionatit, por duket se ka ndihmuar Muçin që të sigurojë përsëri vendin mes titullarëve, të cilin e kishte humbur para derbit.

Mediat turke raportojnë, se trajneri Xhoivani Van Bronkhorst, duke parë edhe situatën e Milot Rashicës, i cili vazhdon të jetë në dyshim për shkak dëmtimi, ka menduar që në ndeshjen e sotme ndaj Kasimpasha (17:00) të vendosë përsëri Ernest Muçin në krahun e djathtë të sulmit.

Ky nuk është vendi i preferuar për sulmuesin shqiptar, por ai do të vazhdojë të përshtatet në këtë pozicion për të përfituar sa më shumë minuta në fushën e lojës pas një starti të sezonit si spektator.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll