Sport

Vinicius, i hapur për një transferim te Al Hilal: Real Madrid gati për të biseduar!...

Dëshira e qeverisë saudite është ta bëjë atë futbollistin më të paguar në botë. Marrëveshja mund të bëhet, por...

2 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Vinicius, i hapur për një transferim te Al Hilal: Real Madrid gati

SPANJE - Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid! Lajmi vjen nga Spanja, në fund të një jave të komplikuar nga pikëpamja sportive dhe individuale për kampionin brazilian, i dyti në çmimin e fundit të “Topit të Artë”, aq sa shkaktoi një protestë dramatike nga klubi spanjol, që braktisi ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Kontrata që lidh Vinicius me Realin skadon në vitin 2027, por pas mosrinovimit do të kishte një interes konkret dhe ekonomikisht thelbësor nga futbolli arab, veçanërisht nga Al Hilal . 

Futboll me fantazi? Nga Spanja, flasin për një hapjeje fillestare të Vinicius Junior për mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite, në një të ardhme më të afërt nga sa mund të imagjinohet. Real Madridi që nuk ka gjasa të heqë dorë nga ylli i tyre, pa propozuar kontrata të reja shumë të pasura.

Në këtë kuptim, pikërisht dështimi për të fituar “Topin e Artë”, raporton Fichajes, e detyroi brazilianin dhe rrethin e tij të ndryshonin planet për të trokitur në derën e klubit për një marrëveshje të re, një vit pas nënshkrimit të fundit, me rrogë të bashkangjitur me rritje.

Qeveria saudite dëshiron të sjellë Vinicius Jr të veshë fanelën e Al Hilal dhe është planifikuar një takim me Real Madridin, për të kuptuar fizibilitetin aktual të operacionit, me një kontratë katërvjeçare gati për ta transformuar brazilianin në futbollistin më të paguar në botë. Ende nga Spanja, megjithatë, flitet për vitin 2026 si sezon transferimi, ndoshta pas “Topit të Artë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll