Sport

Abrashi vendos të ndjekë ekipin e tij nga tribuna e Ultrasve!

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të këndosh me fansat, nuk ke ftohtë”, thotë 34-vjeçari për Blick.

1 Nëntor 2024, 17:10 Nga DOSJA
Abrashi vendos të ndjekë ekipin e tij nga tribuna e Ultrasve!

ZVICER - Skuadra e Grasshopper mori një pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Luganos, edhe falë mbështetjes së Amir Abrashit.

Kapiteni humbi ndeshjen për shkak të pezullimit, por e dha kontributin e tij mes tifozëve, duke u dhënë zemër nga tribuna shokëve të skuadrës.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme të këndosh me fansat, nuk ke ftohtë”, thotë 34-vjeçari për Blick. Abrashi e bën të qartë se pse vendosi ta shikojë ndeshjen nga sektori e tifozëve:

"Është një falënderim për tifozët, për mbështetjen e madhe çdo herë. Kur je në mes, e percepton ndryshe. Është bukur që i kemi ”. Ishte një mbrëmje e suksesshme për kapitenin e Grasshoper.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll