1 Nëntor 2024, 15:21
Nga DOSJA
ARGJENTINE - Pothuajse katër vjet pas zhdukjes së Maradonës, fëmijët e tij njoftuan të enjten nisjen e një fondacioni “Maradona”, për të "nderuar trashëgiminë" e idhullit të futbollit argjentinas, i cili vdiq më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare.
“Ne duam që babai ynë të jetë afër dashurisë së njerëzve dhe të plotësojë dëshirën e kujtdo që dëshiron t'i sjellë një lule,”- shpjegoi vajza e tij Dalma gjatë një prezantimi privat të transmetuar në YouTube.
Memoriali M10, i planifikuar të hapet në vitin 2025, do të vendoset në një strehë në zemër të Buenos Aires, në zonën turistike të portit të vjetër Puerto Madero.
Priten një milion vizitorë çdo vit
Me një sipërfaqe të mbuluar prej 1000 m², ky memorial, i menduar si një “vend takimi, admirimi dhe homazhi”, do të jetë në gjendje të mirëpresë një milion vizitorë në vit, sipas faqes m10memorial.com.
Qasja në të do të jetë falas për argjentinasit, por ata mund të bëjnë një donacion për Fondacionin, i cili do t'i lejojë ata të vendosin foton e tyre në një "mur trashëgimie" për 120.000 pesos argjentinase (112 euro).
Fondacioni, nga ana e tij, lindi nga dëshira për “të bërë homazhe, për të ruajtur trashëgiminë e tij, për të mbajtur gjallë gjurmën e tij”,- deklaroi Dalma Maradona e përlotur. E kryesuar nga kjo e fundit, Fondacioni do të bashkojë gjithashtu Gianinna, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando, fëmijë të tjerë të njohur nga Maradona, nga tre marrëdhënie të ndryshme.
Në fillim të tetorit, drejtësia argjentinase autorizoi transferimin e eshtrave të Maradonës, të cilat shtrihen në një varrezë në Bella Vista në periferi të kryeqytetit argjentinas, në këtë memorial të ardhshëm, për të lehtësuar homazhet nga argjentinasit dhe turistët për kampionin e botës të vitit 1986.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Nëntor 2024, 15:04
ARABIA SAUDITE - N'Kolo Kante nuk është vetëm një kampion i madh, por edhe një njeri i madh. Gjesti i tij i fundit i bukur, i cili shpe...
Sport
1 Nëntor 2024, 14:44
ITALI - Lega Serie A ka shpallur datat e Superkupës së ardhshme të Italisë, e cila do të luhet në janar 2025 në Arabinë ...
Sport
1 Nëntor 2024, 14:36
SPANJE - "Pas vlerësimit të kujdesshëm, të ndikimit të mundshëm pozitiv të garave të MotoGP në Valencia, në da...
Sport
1 Nëntor 2024, 14:17
ANGLI - Pas ditëve të furishme dhe negociatave mes klubeve për të zhbllokuar situatën, papritur, ja ku vjen njoftimi: Ruben Amor...
Sport
1 Nëntor 2024, 14:07
SPANJE - Mes mbi 150 viktimave të përmbytjes katastrofike që goditi rajonin autonom të Valencias në Spanjë, ditët e fu...
Sport
1 Nëntor 2024, 13:54
SPANJE - Sergio Ramos ka gjetur një ekip? Mbrojtësi 38-vjeçar spanjol, i liruar nga Sevilla në verë, aktualisht është ...
Sport
1 Nëntor 2024, 13:30
ARGJENTINE - Ndërkohë që forcat kryesore të Superligës turke po përfundojnë përgatitjet për merkaton e riparimeve...
Sport
1 Nëntor 2024, 13:00
GJERMANI - Shtatë gola dhe 4 asistime në të gjitha kompeticionet, dje ‘hat-trick’-u i tij i parë në karrierë, pë...
Sport
1 Nëntor 2024, 12:30
SPANJE - Lamine Yamal është tashmë, në moshën 17-vjeçare, futbollisti i ri më i mirë në botë dhe i te...
Sport
1 Nëntor 2024, 12:00
SHBA - LeBron James tashmë e ka të qartë se për kë do të votojë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkua...