Sport

BEFASI/ Gjesti i bukur i Kante bëhet viral… mesfushori ‘milioner’ pastron fushën nga flamujt e hedhur prej tifozëve të tij

Gjesti i bukur i mesfushorit francez, është bërë viral në rrjetet sociale

1 Nëntor 2024, 15:04 Nga DOSJA
BEFASI/ Gjesti i bukur i Kante bëhet viral… mesfushori

ARABIA SAUDITE - N'Kolo Kante nuk është vetëm një kampion i madh, por edhe një njeri i madh. Gjesti i tij i fundit i bukur, i cili shpejt u bë viral, ndodhi të enjten gjatë derbit mes tij Al Ittihad dhe Ahli.

Për të shqetësuar aksionin e rivalëve të tyre, tifozët vendas hodhën qindra shalle dhe flamuj në fushë. Në atë moment, mesfushori francez, i ndihmuar nga Fabinho, filloi të pastronte fushën, ndërsa shokët e tij shikonin. Një tjetër gjest përulësie nga ana e Kantes, i lavdëruar nga Uebi.

Ndërsa Kante pastronte fushën, i gjithë publiku i tij u ngrit në këmbë për të duartrokitur, siç shihet nga videot e publikuara në rrjetet sociale, i mahnitur nga një sjellje kaq normale, por me ndikim.

Pavarësisht se është milioner, Kante është portreti i përulësisë, një djalë me cilësi të mëdha njerëzore. Gjatë kohës së tij te Leicester dhe Chelsea, ndërsa shokët e tij të skuadrës lëviznin nëpër terrenin e stërvitjes me makina luksoze shumë të shtrenjta, ai u shfaq me Mini Cooper-in e tij të përdorur. Më parë ai lëvizte me një skuter, ose me një Mégane Scenic të dorës së dytë, me 110.000 km të përshkuar.

Në vitin 2018, pasi humbi trenin për në Paris, mesfushori i atëhershëm i Chelseat e kaloi mbrëmjen në shtëpinë e një tifozi, që e kishte takuar pak më parë në një xhami në Londër. Një vit më pas, ai mori pjesë në dasmën e vajzës së një fansi, që takoi në një restorant. Shumë gjeste të bukura që e bëjnë kampion edhe jashtë fushës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll