Sport

Galatasaray kujdes!... Një klub argjentinas kërkon të “të vjedhë” Mauro Icardin

Klubi argjentinas është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bërë të sajin sulmuesin e Gallatës

1 Nëntor 2024, 13:30 Nga DOSJA

Galatasaray kujdes!... Një klub argjentinas kërkon të

ARGJENTINE - Ndërkohë që forcat kryesore të Superligës turke po përfundojnë përgatitjet për merkaton e riparimeve dimërore, ka nga ata që mund të marrin ndonjë goditje të madhe…

E kemi fjalën pikërisht për Galatasaray. Në fakt, sipas asaj që ka gjetur ESPN, Mauro Icardi ka përfunduar në pamjet e një klubi argjentinas.

Ish-sulmuesi 31-vjeçar i Interit dhe PSG-së ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026, por çuditërisht është përfshirë në listën e dëshirave të River Plate.

Sulmuesi argjentinas i ka ende shifrat, me 6 gola dhe 2 asistime në 13 ndeshje zyrtare me Galatasarayn, ndërkohë që drejtuesit e Millonarios janë të pakënaqur me paraqitjet e Miguel Angel Borja deri më tani. Ndaj me kërkesë të trajnerit Marcelo Gallardo, ata kanë menduar për Mauriton.

Sipas transmetuesit televiziv, Icardi është objektivi numër një i River Plate dhe është gati të bëjë gjithçka për ta sjellë lojtarin në shtëpi.

Ndryshe, klubi argjentinas tashmë e ka të përgatitur planin B, konkretisht me Lucas Alario, që aktualisht luan për Internacionalin. Kjo vetëm në rast se transferimi i ish-lojtarit të Interit nuk realizohet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll