Sport

Ja se si trajneri Xavi e pengoi Lamine Yamal që të shkonte te PSG…

Klubi francez hodhi rrjetën te lojtari i të rinjve të Barçës, që kur ai ishte 15 vjeç

1 Nëntor 2024, 12:30 Nga DOSJA

Ja se si trajneri Xavi e pengoi Lamine Yamal që të shkonte te

SPANJE - Lamine Yamal është tashmë, në moshën 17-vjeçare, futbollisti i ri më i mirë në botë dhe i teti në terma absolutë. Kështu vendosën 100 gazetarët e jurisë së France Football.

Në gala, Rodri, fituesi i ri i “Topit të Artë”, i tha “vëllait” të tij Lamine, se një ditë, së shpejti, ai do të jetë numri një. Nuk është për t'u habitur që anësori i Barçës është tashmë xhevahiri më i çmuar në planet…

Pa shkuar më tej, Joan Laporta tha në mars, se i kishte thënë “Jo” një oferte prej 200 milionësh për yllin e ri. Në korrik, PSG mohoi të kishte bërë një ofertë prej 250 milionë euro.

Sido që të jetë, tani lojtari është i mbrojtur, deri në vitin 2026, me një klauzolë 1.000 milionë dhe ka deklaruar se dëshiron të jetë një “legjendë” e Barçës dhe të kalojë gjithë karrierën atje.

Por, në të vërtetë, PSG e kishte hedhur rrjetën te lojtari i të rinjve të Barçës, që kur ai ishte 15 vjeç. Aty kishte rrezik. Përfaqësuesi i tij i atëhershëm, Iván de la Peña, mori një ofertë nga klubi francez. Marramendëse për një fëmijë kaq të ri, në prag të mundësisë për të qenë profesionist.

Te Barça kishte tenision, sepse lojtari që ishte perla e madhe e La Masia, për të cilin  Roura dhe Altimira nënshkruan kur ishte gjashtë vjeç, mund të largohej falas, kur të mbushte 16 vjeç. 

Xavi Hernández, trajneri i atëhershëm i klubit katalanas, mori frenat dhe foli me djalin. Nëse ëndrra e tij ishte të qëndronte te Barça, ai do të debutonte me ekipin e parë për të cilin kishte një shans. Në këmbim, ai duhej të rinovonte për Barçën.

Më 29 prill 2023, në moshën 15 vjeç e 9 muaj, ai bëri debutimin e tij në Camp Nou kundër Betis. Pasi mbushi 16 vjeç, ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale më 2 tetor 2023.

Të dy e mbajtën fjalën. De la Peña gjithashtu bëri çdo përpjekje për të siguruar që lojtari të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Më pas, mbërriti Jorge Mendes dhe "bindi" babanë dhe nënën, se ai duhet të ishte përfaqësuesi i tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll