Sport

Përfundimi i një marrëveshjeje të madhe tregtare për Barçën po vonohet, regjistrimi i Olmos në La Liga përsëri në ajër…

Marrëveshja e Barcelonës me Nike ende nuk ka përfunduar, duke penguar katalanasit të rregjistronin Dani Olmo në La Liga, për shkak të mungesës së burimeve financiare.

1 Nëntor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Përfundimi i një marrëveshjeje të madhe tregtare për

SPANJE - Marrëveshja e shumëpërfolur financiare me Nike, u pretendua se do të përmirësonte menjëherë mungesën e buxhetit të Barcelonës dhe për këtë arsye i lejonte klubit të rregjistronte lojtarët që donte në La Liga në janar.

Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se marrëveshja do të vonohet dhe për këtë arsye edhe regjistrimi i Dani Olmos në ligën spanjolle është sërish në dyshim.

Blaugranët arritën ta lejojnë mesfushorin spanjol të luajë në ligë gjatë verës, por kjo ishte për shkak të dëmtimeve të Andreas Christensen dhe Ronald Araujo, gjë që i lejoi ata të zëvendësoheshin me një lojtar të ri.

Përveç Olmos, edhe nënshkrimi i Pau Victor është gjithashtu në ajër dhe ankthi në kampin katalanas është rritur shumë, me klubin katalanas tani në një litar të ngushtë.

Në fakt, nuk përjashtohet që ky kusht ta detyrojë klubin të shesë për të mbuluar vrimën financiare, nëse vërtet vonohet marrëveshja me Nike. Megjithatë raportohet se futbollistët po ruajnë qetësinë dhe besojnë se herët a vonë çështja do të zgjidhet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll