Sport

Zbulim i L’Equipe: "Mbappe u përplas me Al Khelaifi, kur pa vëllain e tij duke qarë"...

Një publikim i L’Equipe zbuloi, se para se të largohej nga Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe pati një përballje të ashpër me Nasser Al Khelaifi, kur pa vëllain e tij, Ethan, duke qarë për shkak të një vendimi të presidentit të parizienëve.

1 Nëntor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Zbulim i L’Equipe: "Mbappe u përplas me Al Khelaifi, kur pa

FRANCE - Bëhej e ditur se marrëdhënia e Kylian Mbappe me drejtuesit e Paris Saint-Germain u acarua, pas vendimit të tij për t'u larguar dhe për të vazhduar karrierën te Real Madridi.

L’Equipe shton një tjetër dimension në marrëdhëniet e trazuara midis dy palëve, duke zbuluar se superylli francez pati një konflikt dhe debat të ashpër me presidentin e Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, për një vendim që përfshin vëllain e tij Ethan.

Siç thuhet në raport, para ndeshjes së fundit me Parisin më 12 maj, 26-vjeçari ka parë vëllanë e tij të vogël, duke qarë në dhomën e zhveshjes.

Shkak ishte bërë përjashtimi i tij nga ekipi i parë i Parisit, pasi Al Khelaifi i kishte kërkuar trajnerit Luis Enriques që të mos e përfshinte atë në skuadër.

Një vendim që Ethan e përjetoi shumë keq, duke bërë që të shpërthejë në lot dhe kështu Kylian Mbappe nxitoi të kërkojë shpjegim nga presidenti i klubit, me dy burrat që u përplasën ndërmjet tyre...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll