Sport

Trajnerët kuqezinj zgjedhin formacionin më të mirë të javës së 11-të të Superiores…

Reparti i sulmit: Vllaznia dhe Partizani…

1 Nëntor 2024, 10:45 Nga DOSJA

Trajnerët kuqezinj zgjedhin formacionin më të mirë të

TIRANE - Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e djeshme me dy sfidat e fundit, Dinamo City - Bylis, që u mbyll me barazimin 1-1 dhe Teuta - Elbasani që përfundoi pa gola.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave zbardhën sot edhe formacionin më të mirë të javës dhe si trajnerin më të dalluar të javës së 11-të.

Duke nisur nga porta, trajnerët kanë përzgjedhur Razak Abalora (AF Elbasani) si portierin e javës, ndërsa formacioni vazhdon me vijën e mbrojtjes: Indrit Prodani (Laçi), Aurel Marku (Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Arsid Kruja (Teuta).

Spikatën këtë javë tre mesfushorët e Laçit, Bylisit dhe Partizanit: William Cordero Melo (Laçi), Arli Pergjoni (Bylis), Kristi Kote (Partizani).

Reparti i sulmit është i përbërë nga: Esat Mala (Vllaznia), Bekim Balaj (Vllaznia), Archange Bintsouka (Partizani).

Trajneri i javës së 11-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic.

Trajnerët kuqezinj zgjedhin formacionin më të mirë të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll