Sport

Paga e Amorim te Man.Unitet do të rritet 300%, krahasuar me atë të Sporting...

Kalimi i Ruben Amorim nga Sporting në pankinën e Manchester United jo vetëm që ofron një sfidë të re për karrierën e trajnerit portugez, por edhe një rritje të madhe të fitimeve të tij vjetore.

1 Nëntor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Paga e Amorim te Man.Unitet do të rritet 300%, krahasuar me atë

ANGLI - Mançester Junajtid më në fund ka përfunduar marrëveshjen me Sportingun për transferimin e Ruben Amorim-it.

Megjithatë, përveç mundësisë për hapin e radhës në karrierën e trajnerit portugez, ai do të ketë edhe një rritje të madhe të pagës prej 300 për qind, krahasuar me atë në klubin e Lisbonës.

Konkretisht, Amorimi tani do të paguhet përafërsisht 8 milionë euro, ndërsa kontrata që do të nënshkruajë do të jetë 2.5 vjet, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit mes dy palëve edhe për një vit tjetër.

Sigurisht që kjo rrogë nuk i dedikohet ekskluzivisht teknikut 39-vjeçar, pasi rrugëtimin drejt Mançesterit, ai do ta bëjë së bashku me pesë anëtarët e stafit teknik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll