Sport

"Nëse Amorim do të renditet në “Top-4”, ai duhet të dekorohet nga Mbreti"

Ish-ndërkombëtari Paul Mearson vlerëson sfidat me të cilat do të përballet trajneri portugez, nëse ai arrin në Old Trafford

1 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

"Nëse Amorim do të renditet në “Top-4”, ai duhet

ANGLI - Me ardhjen e pritshme të Rúben Amorim në Manchester United, në Angli ndikimi që mund të ketë trajneri në krye të “Djajve të Kuq” është vlerësuar edhe nga Paul Mearson, ish-ndërkombëtar anglez, i cili paralajmëron se sfida e trajnerit do të jetë pothuajse e pamatshme.

“Amorim bëri gjithçka mirë në Portugali, por kjo është krejtësisht ndryshe në Angli, ky është Manchester United. Nëse barazoni një ndeshje dhe humbisni një tjetër, kjo është e gjitha: ju jeni nën presion të jashtëzakonshëm, të jashtëzakonshëm në çdo ndeshje.

Dhe tani, pavarësisht se është një nga klubet më të mëdha në botë, United ka një ekip mesatar në Premier League”, tha Mearson për Sky Sports, para se të përfundonte: “Nëse përfundon në “Top-4” të kampionatit, ai duhet të dekorohet nga mbreti, ai duhet të bëhet kalorës”.

Ish-lojtari i Arsenalit tregoi gjithashtu bisedën që kishte pasur me një taksist të Lisbonës, i cili ishte tifoz i Sportingut: “Vitin e kaluar isha në Lisbonë dhe fola me një taksisti që ishte një tifoz i madh i Sportingut dhe ai ishte i çmendur pas Amorimit. Unë vetëm e lavdërova atë, për mënyrën se si ai kishte kthyer klubin dhe futbollin që luante skuadra.”

“Pa dashur të mos e respektoj Sportingun, në Portugali ata luajnë kundër Benficas dhe FC Portos, por kaq. Edhe Ten Haag ishte gjithashtu i shkëlqyer te Ajax...”, përfundoi Mearson.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll