Sport

Enzo Fernández kërkon divorcin, Valentina Cervantes: "Ai dëshiron të jetojë si beqar"

Programi argjentinas 'LAM' pretendon se ka qenë mesfushori i Chelseat ai që ka kërkuar ndarjen.

1 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Enzo Fernández kërkon divorcin, Valentina Cervantes: "Ai

ANGLI - Marrëdhënia mes Enzo Fernández dhe Valentina Cervantes ka marrë fund. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, modelja argjentinase ka bërë të ditur, se çifti që ka dy fëmijë ka vendosur të ndahet.

"Vendosëm të ndahemi. Por ne do të jemi gjithmonë një familje dhe do të mbështesim njëri-tjetrin në gjithçka. Sepse në mes janë dy fëmijë, që kanë shumë nevojë për dashurinë tonë.

Unë e njoh personin babain e shkëlqyer që është Enzo dhe zemrën e tij dhe kjo më mjafton, mos u mundo të krijosh luftëra aty ku nuk ekzistojnë”, ka shkruar Valentina Cervantes, në një tekst të shpërndarë përmes ‘stories’ në faqen e saj në Instagram.

Enzo Fernández kërkon divorcin, Valentina Cervantes: "Ai

Megjithatë, programi argjentinas ‘LAM’ pretendon se ka qenë mesfushori i Chelseat, i cili që ka kërkuar ndarjen. "Enzo Fernández i tha Valentinës se donte të ndahej prej saj. Ishte si një kovë me ujë të ftohtë për të.

Në ekipin (argjentinas), të gjithë po komentonin tashmë këto thashetheme dhe mendonin se ato vinin nga ana e saj dhe jo nga ana e tij, por e vërteta është se ai i tha (Valentinës) se ishte bërë baba shumë herët dhe se donte të shijonte beqarinë tani.

Se donte të përfitonte nga një fazë që përfundoi, duke e kapërcyer sepse në atë kohë ai i dha përparësi familjes së tij”, tha një nga komentuesit e programit. Megjithatë, lojtari nuk ka komentuar ende për ndarjen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by América TV (@americatv)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll