Sport

ZYRTARE/ Valencia-Real dhe Villarreal-Rayo shtyhen për shkak të përmbytjeve vdekjeprurëse në Spanjën jugore…

Përmbytjet tragjike në Spanjën jugore e kanë bërë Federatën Spanjolle të Futbollit të miratojë kërkesën e La Ligës për të shtyrë Valencia-Real dhe Villarreal-Rayo.

1 Nëntor 2024, 07:45 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Valencia-Real dhe Villarreal-Rayo shtyhen për shkak të

SPANJE - Të paktën 150 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve që goditën provincën e Valencias në Spanjën jugore të martën mbrëma (29/10), ndërsa dhjetëra janë ende të zhdukur, me numrin e saktë ende të panjohur.

Qeveria spanjole ka shpallur tre ditë zie kombëtare nga dita e sotme e enjte deri të shtunën, teksa futbolli nuk është prekur nga tragjedia e patregueshme që ka goditur vendin dhe shenjat duken menjëherë.

Gjithsesi, La Liga ka bërë një kërkesë Federata Spanjole e Futbollit, e cila ka pranuar shtyrjen e ndeshjeve Valencia-Real Madridi dhe Villarreal-Rayo Vallecano, si dhe ndeshjet ndërmjet Castellón-Ferrol, Eldense-Huesca dhe Levante-Malaga.

“Në përputhje me tre ditë zie të shpallur nga qeveria spanjole, ekipi i Valencias për meshkuj dhe ai i femrave do të mbajnë një minutë heshtje në stërvitjet e së enjtes.

Klubi i ka mbajtur flamujt në gjysmështizë në VCF Mestalla dhe ambientet e tij. Në ditët në vijim, Valencia CF do të kontaktojë me tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen kundër Realit”,- thuhet në deklaratën përkatëse të lëshuar nga administrata e Valencias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll