Sport

VIDEO/ Penalltia e diskutueshme që shpëtoi Atletico Madridin ndaj një skuadre amatore

Bardhekuqtë siguruan një fitore të ngushtë vetëm afër fundit në Kupën e Mbretit (0-2)

1 Nëntor 2024, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Penalltia e diskutueshme që shpëtoi Atletico Madridin ndaj

SPANJE - Atlético Madrid duhej të priste 81 minuta për të shënuar një gol nga penalltia kundër Vic, një skuadër spanjole e nivelit të 6-të, në një ndeshje për Kupën e Mbretit!

Alfons Senye, lojtar i skuadrës katalanase, ka penguar brenda zonës së rreptësisë  Giuliano Simeonen, djalin e trajnerit të Atleticos.

Megjithatë, në përsëritje, duket se Senye mezi e preku kundërshtarin e tij. Por duke qenë se nuk kishte VAR, lojtari në të vërtetë u përjashtua nga kartoni i dytë i verdhë… vetëm nëntë minuta pas hyrjes në fushë.

Julián Álvarez realizoi penalltinë dhe shënoi edhe golin e dytë dhe të fundit të ndeshjes pak minuta më vonë, duke vulosur një fitore të vështirë për madrilenët (0-2).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll