Sport

Man.City i shkatërruar nga dëmtimet, Pep Guardiola i tensionuar: “Jemi në vështirësi, kjo nuk ka ndodhur kurrë në 9 vitet e fundit”

Por infermieria ende po merret me problemet fizike të Kyle Walker dhe Kevin De Bruyne, ndërsa Oscar Bobb pësoi një thyerje të këmbës në parasezon dhe është ende jashtë. Edhe Jeremy Doku nuk do të rikthehet deri pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit

31 Tetor 2024, 20:41 Nga DOSJA
Man.City i shkatërruar nga dëmtimet, Pep Guardiola i tensionuar:

ANGLI - Kundër të gjitha gjasave dhe pritjeve, Manchester City u eliminua në raundin e 16-të të Carabao Cup nga Tottenham. Rezultati 2-1 i shënuar dje nga Spurs, me Werner dhe Sarr, u dha atyre çerekfinalen, ndërsa “Qytetarët” mbetën duarbosh.

Ndërkohë, kampionët në fuqi të Anglisë, kanë një numër të madh lojtarësh të dëmtuar, shtuar me Manuel Akanji, pësoi një dëmtim në pulpë, ndërsa Savinho u largua me barelë për shkak të një goditjeje në kyçin e këmbës.

Ndërsa Ruben Dias u zëvendësua në pjesën e parë, edhe pse dukej vetëm një masë paraprake. Kjo situatë alarmante po transmeton ndjesi negative te Pep Guardiola, trajneri i Cityt, i cili në fund të ndeshjes pranoi çështjet kritike të skuadrës në një konferencë për shtyp:

"Kemi 13 lojtarë, jemi në vështirësi të vërtetë. Djemtë që luajnë pothuajse të gjithë përfundojnë me probleme dhe ne do të shohim se si ata do të rikuperohen. Mendoj se ne jemi në vështirësi, sepse në nëntë vjet nuk kemi qenë në një situatë me kaq shumë dëmtime."

Humbja më e rëndë ishte ajo e Rodrit, i cili humbi gjithë sezonin për shkak të këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit. Por infermieria ende po merret me problemet fizike të Kyle Walker dhe Kevin De Bruyne, ndërsa Oscar Bobb pësoi një thyerje të këmbës në parasezon dhe është ende jashtë.

Megjithatë, edhe Jeremy Doku nuk do të rikthehet në lojë deri pas pushimit ndërkombëtar të nëntorit. "Nëse këta djem nuk kthehen sa më shpejt, - paralajmëroi Guardiola, - do të luftojmë, sepse nuk mund ta mbajmë sezonin me vetëm 14-15 lojtarë. Ne kemi nevojë që lojtarët të kthehen sa më shpejt",- shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll