Sport

Hummels kritikon bojkotin madrilen: “U bënë si Trump-i!”

Hummels tha se do të ishte gjithashtu "e merituar" nëse një lojtar i “Los Blancos” do të fitonte çmimin!

31 Tetor 2024, 19:38 Nga DOSJA
Hummels kritikon bojkotin madrilen: “U bënë si Trump-i!”

ITALI - Mbrojtësi qendror i Romës, Mats Hummels, kritikoi bojkotin e Topit të Artë nga Reali i Madridit, pasi çmimi i dhënë nga France Football nuk iu dha Vinícius Jr., por Rodrit, mesfushor i Manchester City-t.

“Të përdorësh fjalët “mungesë respekti” sepse nuk fitove zgjedhjet është paksa si Trump”, tha mbrojtësi ndërkombëtar gjerman, i cili doli i 29-ti në garën për çmimin, në podcastin “Alleine ist schwer”.

Hummels tha se do të ishte gjithashtu "e merituar" nëse një lojtar i “Los Blancos” do të fitonte çmimin, por se është "mosrespektim" të mos njohësh punën e sportistëve të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll