Sport

1 milion euro fitorja, kostoja e frikshme, e të pasurit Gerrard!

Një disfatë që përkeqëson shifrat e tij: në 46 ndeshje, Gerrard ka arritur 17 fitore, 15 humbje dhe 14 barazime, pavarësisht investimeve kolosale të muajve të fundit dhe ardhjes së lojtarëve të kalibrit të Wijnaldum, Moussa Dembélé, Toko Ekambi, Fofana dhe Jordan Henderson, i blerë me kërkesë të ish-mesfushorit para se të ikte pas 6 muajsh.

31 Tetor 2024, 19:14 Nga DOSJA
1 milion euro fitorja, kostoja e frikshme, e të pasurit Gerrard!

ANGLI - Një lojtar i madh nuk është automatikisht një trajner i madh dhe ky përfundim mund të nxirret nëse sheh karrierën e disa prej legjendave të futbollit anglez.

Pas Wayne Rooney-t dhe Frank Lampardit, të cilët e nisën keq aventurën e tyre në stol, edhe karriera e re e Steven Gerrardit nuk po shkon siç të gjithë e prisnin. Legjenda e Liverpoolit, në kye të Al Ettifaq që nga vera e vitit 2023, është shumë pranë shkarkimit pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit. Dje skuadra e tij u eliminua në raundin e 16-të të Kupës së Mbretit nga Al Jabalain, një skuadër e kategorisë së dytë saudite (rezultati final 3-1) dhe ky dështim sigurisht që nuk kontribuoi në rritjen e popullaritetit të tij.

Një disfatë që përkeqëson shifrat e tij: në 46 ndeshje, Gerrard ka arritur 17 fitore, 15 humbje dhe 14 barazime, pavarësisht investimeve kolosale të muajve të fundit dhe ardhjes së lojtarëve të kalibrit të Wijnaldum, Moussa Dembélé, Toko Ekambi, Fofana dhe Jordan Henderson, i blerë me kërkesë të ish-mesfushorit para se të ikte pas 6 muajsh. I renditur në vendin e 10-të në Ligën Pro Saudite (Al Ettifaq nuk ka fituar në kampion prej një muaji), pakënaqësitë për Gerrard shtohen edhe për shkak të disa deklaratave të papërshtatshme: "Me John Achterberg (trajner i portierëve) ne kemi organizuar të gjithë programin stërvitor rreth ndeshjeve të Liverpoolit, ne gjithashtu stërvitemi në orën 21:00 ose 22:00 për të ndjekur Liverpoolin”, tha ai në një intervistë të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll