Sport

Ruben Amorim tashmë ka ide të qarta, se kush nuk do të jetë pjesë e ekipit të tij te Man.United. Eriksen është në rrezik…

Idetë e tij taktike nuk përfshijnë profile si anësori brazilian Antony, mesfushorët Casemiro dhe Christian Eriksen, por edhe qendërmbrojtësi Victor Lindelof…

31 Tetor 2024, 14:30 Nga DOSJA

Ruben Amorim tashmë ka ide të qarta, se kush nuk do të jetë

ANGLI - Te Manchester United tashmë ka nisur numërimi mbrapsht për ardhjen e portugezit Ruben Amorim, si trajner i “Djajve të Kuq”. Gjithçka duket e vendosur për ardhjen në Old Trafford të trajnerit aktual të Sporting Lisbone.

Vetë trajneri Amorim, nga sa thonë gazetat angleze, duket se i ka mjaft të qarta idetë se kush do të jetë, apo jo pjesë e projektit të tij teknik.

Për shembull, raporton Talksport, idetë e tij taktike nuk përfshijnë profile si anësori brazilian Antony, mesfushorët Casemiro dhe Christian Eriksen, por edhe qendërmbrojtësi Victor Lindelof.

Për të gjitha këta, me Amorimin në pankinën e Man.United, me të vërtetë nuk duket të ketë një të ardhme në Old Trafford.

Një nga opsionet e diskutuara mes Sporting CP dhe Man.United ka të bëjë gjithashtu me mundësinë që Amorim të mbetet për të udhëhequr ‘Luanët’ e Lisbonës edhe për tre ndeshje të tjera (kundër Estoril dhe Braga në ligë dhe me Manchester City në Champions League).

Sipas portugezëve më pas të bëhet lëvizja një herë e përgjithmonë drejt Premier League në nëntor, duke marrë rolin e tij të ri, gjatë pushimit të ekipit kombëtar në mes të muajit.

Nga ana e tyre, drejtuesit e Sporting CP tani janë dorëhequr për humbjen e Amorimit , duke qenë se kontrata e tij me bardheblutë e Lisbonës përfshin edhe një klauzolë lirimi. Dhe me kontratë ju keni një periudhë njoftimi prej 30 ditësh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll