Sport

Jose Mourinho bën prapaktheu: “Bëra shaka kur thashë se do të shkoja në një ekip që nuk luan në Evropë”...

'Special One' ka shprehur dëshirën për t'u rikthyer në Premier League, por me kusht që skuadra të jetë në garat evropiane.

31 Tetor 2024, 14:00 Nga DOSJA

Jose Mourinho bën prapaktheu: “Bëra shaka kur thashë se do

TURQI - Jose Mourinho ka shkruar historinë e tij në Premier League, pasi ka drejtuar tre klube të ndryshme në ligën angleze: Chelsea, Manchester United dhe Tottenham. Që prej verës ai ka vazhduar karrierën në Turqi me Fenerbahçen, por Ishulli është gjithmonë në mendjen e tij dhe lë të hapur mundësinë e rikthimit, këtë herë ndoshta me një ekip të ri.

Në një intervistë të fundit për “Sky Sports”, trajneri portugez, i njohur edhe si “Special One”, ka folur për planet e tij për të ardhmen. Pavarësisht se është deklaruar i përkushtuar ndaj Fenerbahçes për dy vitet e ardhshme, ai nuk e ka mbyllur derën e Premierligës, duke e bërë të qartë se nuk po mendon të marrë përsipër një ekip që lufton për të shmangur rënien.

“Bëja shaka kur thashë se puna ime e radhës në Angli do të ishte në një ekip jo-evropian. Nuk do të shkoj kurrë te një ekip, që lufton për të shmangur rënien”,- tha ai, duke theksuar se në këtë fazë të karrierës dëshiron të jetë në ekipe që marrin pjesë në garat evropiane.

Ai pranoi gjithashtu, se edhe pse aktualisht ndihet i zemëruar, për shkak të kërkesave të larta të detyrimeve evropiane, nuk do të dëshironte të ishte në një ekip që lufton për të qëndruar në kategori, pasi e sheh këtë sfidë jashtëzakonisht kërkuese emocionalisht.

“Është shumë e vështirë të luftosh për të qëndruar. Mendoj se ata që e bëjnë këtë janë shumë të guximshëm”,- tha 61-vjeçari Mourinho, i cili përfundoi duke theksuar dëshirën për t'u rikthyer një ditë në futbollin anglez, duke lënë të hapur mundësinë për një tjetër aventurë në Premier League.

“Kam pasur tre ekipe në Angli (Chelsea, Manchester United, Tottenham), kam trajnuar në katër sezone të ndryshme në Angli dhe më pëlqeu. Dhe shoqërisht, kam pasur fatin të jetoj në shumë qytete, por familja ime jeton në Londër. Londra është shtëpia ime, kështu që një ditë do të kthehem në Premier League, nëse askush nuk më do. Një ditë do të doja të kthehesha, por do të jem shumë i qartë: për dy vitet e ardhshme, këtë sezon dhe tjetrin, askush nuk do të më largojë nga Fenerbahçe”, tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll