Sport

Arbitri ndalon futbollisten myslimane të luajë me veshjen e saj, ndërhyn Federata...

“Femrat lejohen të veshin veshje, që sigurojnë se besimi ose besimet e tyre fetare të mos cenohen”, tha FA.

31 Tetor 2024, 13:30 Nga DOSJA

Arbitri ndalon futbollisten myslimane të luajë me veshjen e saj,

ANGLI - Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka thënë se lojtaret femra në të gjitha garat e saj lejohen të veshin veshje që nuk ndjekin besimet e tyre fetare, pas një incidenti në një ndeshje në të cilën ish-kapitenia i Somalisë, Iqra Ismail nuk u lejua të merrte pjesë sepse ajo nuk kishte veshur pantallona të shkurtra.

Ismail, e cila është gjithashtu trajnere, tha në një video në Instagram se kishte luajtur në Ligën e Futbollit të Grave në Londër (GLWFL) për pesë vjet me tuta, por të dielën nuk u lejua të hynte si zëvendësuese për United Dragons.

“Isha gati të luaja, por kur dola në fushë në pjesën e parë, gjyqtari më tha se nuk mund të luaja, nëse nuk do të kisha veshur pantallona të shkurtra”,- tha Ismail për BBC.

“Kam luajtur në të njëjtën ligë për gati pesë vjet, duke veshur të njëjtat pantallona, ​​asnjëherë pantallona të shkurtra. I shpjegova se nuk isha rehat me pantallonat e shkurtra. Shoqet e skuadrës dhe menaxheri më kanë mbështetur në këtë ”, tha futbollistja myslimane.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Iqra Ismail (@coachiqra)

FA tha se ishte në dijeni të çështjes dhe ishte në kontakt me Middlesex FA për të siguruar që ajo të zgjidhej shpejt.

“Ne në mënyrë proaktive u shkruam të gjitha shoqatave të qarqeve dhe zyrtarëve të ndeshjeve në të gjithë lojën bazë të femrave në fillim të këtij viti për të konfirmuar se gratë dhe vajzat duhet të lejohen të veshin veshje që sigurojnë se besimi ose besimet e tyre fetare të mos cënohen”,- tha një zëdhënës i FA të mërkurën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll